Një 55 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi pranë dhe brenda banesës së tij kanë gjetur 93 rrënjë bimë narkotike.
“Shërbimet e Policisë së Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Ujë i ftohtë”, kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike pranë dhe brenda banesës së Hajri Jaupit, 55 vjeç, në vendin e quajtur “Jonufër”, në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë” informon policia.
Në këtë pronë, u konstatuan gjithsej rreth 94 bimë narkotike të llojit “Canabis sattiva” me lartësi 3 – 30 cm, të cilat ishin të mbjella në tokë, në bidona plastikë, në kubikë, si dhe në vazo të vendosura në taracën e banesës së këtij shtetasi. Bimë të cilat u asgjësuan me djegie.




