Kanabisi si ilaç

DITA Online

 

Pas legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor në Gjermani sapo ka nisur të hapet një treg i ri me potencial të madh.

Kanabisi përdoret si terapi në rastin e sëmundjes së multipël sklerozës, për kurimin e dhimbjeve kronike apo të simptomave që shoqërojnë disa sëmundjeve të tjera si kanceri apo SIDA.

“Kur marr kanabis ndjej më pak dhimbje dhe kam më pak ngërçe”, – thotë Christoph Schäkermann, që vuan nga sëmundja e multipël sklerozës që prej vitit 2015.

Prej marsit të vitit 2017 canabisi lejohet që të tregtohet në farmacitë gjermane legalisht për t’u përdorur për arsye mjekësore. Mjekët mund t’u japin madje një recetë speciale pacientëve që të përdorin kanabis në rast se terapitë e tjera alternative nuk kanë efekt. Kostot në një rast të tillë i marrin përsipër shoqëritë e sigurimit, sepse pesë gram lule kanabisi kushtojnë në farmaci mbi 125 euro.

Në gjysmën e parë të vitit 2017 mjekët lëshuan më tepër se 10.600 receta për kanabis. Për këtë arsye shpesh në farmaci nuk e gjen dot këtë medikament me bazë bimore.

Nga kjo po përfitojnë tani katër sipërmarrjet që mundën të siguronin licencat e importit të kanabisit nga Agjencia federale e Opiumit. Një nga këto është firma Cannamedial Pharma. Niklas Kouparanis, drejtori i shpërndarjes pranë Cannamedial Pharma thotë se në Gjermani fillimisht nuk u mendua se nevoja dhe kërkesa për kanabis do të jetë kaq e madhe.

Kanabisi që importohet për arsye mjekësore ka cilësi jashtëzakonisht të lartë, dhe nuk mund të krahasohet me cilisinë e kanabisit që pihet në formë cigareje.

Tani kanabisi importohet kryesisht nga Holanda. Por Cannamedial Pharma parashikon të fillojë të importojë kanabis nga Kanadaja.

Në SHBA mjekimi me kanabis gjeneron të ardhura në miliarda. Niklas Kouparanis mendon se gjatë vitit 2018 firma e tij do të importojë rreth 22 tonë kanabis.

Importet e kanabisit u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të cilësisë dhe të standardeve.

Kanabisi që importohet për arsye mjekësore ka cilësi jashtëzakonisht të lartë, dhe nuk mund të krahasohet me cilësinë e kanabisit që pihet në formë cigareje./Deutsche Welle

 

Share This Article
3 Comments
  • Po tani cdo thone Nderkombetaret e kllouni kinez
    qe e shtyten qeverrine Shqiptare ne lojen ndyre ,te qellimeshme ,si gjithmon kane bere me Shqiperine ,
    ta orinetojne ate ne rruge qorre ,e qe dalja prej saj ti kushtoje jo vetem Miljona shtetit Shqiptare ,por edhe ngecje prapa ,ne kohe e zhvillim ,ne perpararim ,nji politike Nderkombetare ,absurde me disa Standarte ,qe tenton varferimin e Shqiperise dhe Monopolizimit te gjithckaje ne kte Bote .Ashtu si ka bere me Demikracine ,qe e mban si nji Patente te sajen dhe shet ne vendet e tjera te kunderten e saj ,qe con ne shkaterrime te atyre shteteve si vepruan ne Shqiperi ,brenda paketes Demokratike ishte nji Bombe me sahat qe hodhi ne ere gjithcka Shqiptare dhe sot eshte nji Rrezik Nation !
    Perse politikanet tane i nenstrohen mashtrimeve te tilla ?! Neser kta Monstra te njerezimit do kerkojne edhe Monopolizimin e Oxigjenit / Ajrit ,asnji cudi ,drejt asaj po shkohet ,per aq kohe sa nukfryn asnji ere e kundert nji Stuhi qe ta fshije njiher e pergjithmon ,marrshin e Monstres mbi kte Planet .
    Eshte bere e padurushme kjo politike pasurimi pafund ,nga te pangopurit e kij Planeti ,qe vet pretendojne gjithcka ne kte bote dhe te tjerve i ndalojne gjithcka !!!
    mbillni Canabis shqiptare e kerkoni te lidheni me fabrikat qe jane ndertuar tashme ne gjithe Europen qendrore jo vetem ne Gjermani e Hollande por kudo .Itali,Austri,Belgjike ,Zvicer e kudo ne Europe .Boll ju shkaterruan jeten Monstat me politikat e ndalimit te jetuari jeten ,mbasi shkaterruan gjithe industrine e vendit ,dhe ju lene ne meshire te fatit ,per tju perdorur si skllave Bota e Djallit .

  • Edhe qeveria jone te shqyrtoje ket problem dhe mbeshtetur ne pervojen boterore e kryesisht te vendeve qe e kane ligjeruar perdorimin e kesaj droge , qe nuk duhet quajtur me e tille por bime mjekesore si mijra te tjera qe sjellin dobi per njeriun.Me kete rast boshatisen edhe burgjet qe jane mbushur plot me ata qe kane prodhuar , kane tregetuar dhe atyre qe e kane perdorur!

  • Edhe qeveria jone te shqyrtoje ket problem dhe mbeshtetur ne pervojen boterore e kryesisht te vendeve qe e kane ligjeruar perdorimin e kesaj droge , qe nuk duhet quajtur me e tille por bime mjekesore si mijra te tjera qe sjellin dobi per njeriun.Me kete rast boshatisen edhe burgjet qe jane mbushur plot me ata qe kane prodhuar , kane tregetuar dhe ata qe e kane perdorur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *