Kanada 2015, Shqipëria pret Holandën në “Qemal Stafa”

redaktor

Shqipëria do të ndeshet nesër me Holandën në ndeshjen e dytë kualifikuese të kampionatit botëror në futboll për femra. Takimin e parë vajzat e drejtuara nga Altin Rraklli e humbën 2-0 në Belgjikë, ndërkohë që në “Qemal Stafa” të enjten do të kenë një kundërshtar edhe më të fortë. Holanda është një nga skuadrat më të mira aktualisht në botë, në rritje të vazhdueshme, falë një grupi ku janë përzierë më së miri lojtare të reja dhe veterane me përvojë. Një nga lojtaret me më tepër përvojë në skuadrën shqiptare, Aurora Serenaj, është shprehur për edicionin e lajmeve në Supersport se skuadra do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë një rezultat pozitiv. 30-vjeçarja luan me Rodenbach në Gjermani, ndërsa në Shqipëri ka luajtur me Tiranën. Ajo ka hyrë në histori si autorja e golit të parë të kombëtares së femrave, dy vjet më parë, kundër Maqedonisë. Në Grupin 5 të kualifikueseve për Kanada 2015, veç Shqipërisë, Holandës e Belgjikës, janë edhe Portugalia e Greqia.

 

Hyrja falas

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Holandës do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Organizatorët kanë vendosur që hyrja në stadium për tifozët të jetë falas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *