Dy ditë më parë Policia arrestoi Klevis Rreshkën si dhe shpalli në kërkim Luli Makashin pronare të ANDE-LM dhe vajzën e saj Adeila Makashin.
Burimet bëjnë me dije se Luli Makashi menjëherë sapo mësoi lajmin u largua për në Kanada, ndërsa tashmë mësohet se policia kanadeze ka vënë në pranga Luli Makashin dhe vajzën e saj Adela.
Gjithashtu njoftohet se arrestimi i tyre është bërë ditën e sotme nga policia Kanadeze bashkë me një person tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Burimet thonë se arrestimi nuk është i sigurt, prandaj pritet një njoftim zyrtar nga Policia.
Nderkohe kane dale detaje të reja për mashtrimin që besohet se shkon në 5 milionë euro të bërë nga Luli Makashi, e cila me anë të një shoqërie të krijuar nga ajo premtonte punësime në Kanada, Angli, Australi dhe më gjerë.
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave. Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra rezulton se:
Në datë 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 persona, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE-LM me administratore shtetasen Luli Makashi që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj.
Pas kontaktit që këta persona merrnin me Makashin ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.
Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe Luli Makashi ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.
Personat që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë.
Pasi kanë shkuar në datë 25 prill 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se Luli Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri ia kishin lënë shtetasit Klevis Rreshka, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantët që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.
I është marrë deklarim shtetasit Klevis Rreshka, i cili ka sqaruar se ai ka njohje me A. M. vajza e Luli Makashitt që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.M. para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqerinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj pasi nuk po menaxhojnë situatën sepse njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.
Për këtë fakt ka biseduar me L. M., për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe kanë nënshkruar një “Kontratë dore” në të cilën është përshkruar se Luli Makashi ia shet atij shoqërinë “ANDE-LM’, 100 për qind te kuotave të shoqërisë “ANDE-LM”, shpk së bashku me çdo të drejtë dhe detyrim që shoqëria ka ndaj çdo personi të tretë, Klevis Rreshkën.
Çmimi i shitjes nga shitësi te blerësi është në shumën prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi në favor të shitësit në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate. Kjo kontrate është bërë në datën 24 prill 2016, rreth orës 18.00, në ambientet e shoqërisë “ANDE-LM”
Është ushtruar kontroll në zyrat e shoqërisë Ande-LM me administratore Luli Makashin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të përpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterët që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

A eshte e vertee ju luteem Se une jam nje e mashtru at nga kjo luli zoti I shikon
Ela edhe une jam nje e mashtruar si puna jote po adi gjo ku mund ta bejme denensimin si keni vepru se na iku truri zoti i vrafte