Kjo nuk është hera e parë që ndodh, por gjithsesi raste të tilla janë aq të rralla sa përbëjnë lajm.
Një pasagjere, qytetare kanadeze me origjinë marokene, lindi një vajzë në një fluturim me avion nga Casablanca në Montreal. Gruaja, shtatë muajshe shtatzënë, lindi vajzën e saj pak para se të zbriste në Kanada, falë ndihmës së ekuipazhit të fluturimit të kompanisë Royal Air Maroc dhe një pasagjereje tjetër, mjeke.
Nëna e re kishte kontraktimet e para disa orë pas ngritjes së avionit. Ajo dhe fëmija u transportuan në spitalin Sainte-Justine në Montreal në gjendje të mirë. Fotoja është publikuar nga faqja “Facebook” e “Royal Air Maroc Fans”. e.r/dita

