Më shumë se një dekadë në pushtet, konservatorët në Kanada duhet t’u lënë karrigen e pushtetit liberalëve. Partia Liberale e Kanadasë ka fituar me vendosmëri zgjedhjet e përgjithshme.
Liberalët e qendrës të drejtuar nga Justin Trudeau, gjatë fushatës ishin në vend të tretë, por në votime bënë një kthesë të fortë, duke dalë në vend të parë dhe me shumicë votash. 43-vjeçari, Trudeau, tha se kanadezët kishin votuar për ndryshimin e vërtetë.
Presidenti i tanishëm Konservatore, Kryeministri Stephen Harper ka pranuar humbjen dhe tha se do të japë dorëheqjen si udhëheqës.
Kjo ishte fushata më e gjatë në historinë e Kanadasë. Duke folur pas mbylljes së votimeve, Z. Harper tha se ai tashmë kishte përgëzuar zotin Trudeau, duke thënë se konservatorët do të pranojë rezultatet “pa hezitim”, citon BBC-ja.
Duke iu drejtuar mbështetësve të tij të ngazëllyer menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Trudeau tha se kanadezët “kanë dërguar një mesazh të qartë sonte: është koha për ndryshim”. /Dita/

Ky eshte nje trap. Eshte turp per Kanadane qe zgjedh nje hajvan si ky per kryeminister. Ky do e mbushe Kanadane me aziatike qe cilet i sjelle per vota. Po se ku do punoje ky milet, nuk dihet. Ketu ne Kanada ska pune per kete populll qe jeton ketu. Nuk e deshen idoten nje kryeminister adapt si Harperi, nje njeri qe ka mbajt cdo premtim. Por kur ke popull pa tru sic eshte populli heterogjen idiot kanadez, mire tu bohet. Me keq se Greqia ka me shkuar me kete trutharin Trudo.