Kanadaja sanksionon 10 bashkëpunëtorët që ndihmuan Putinin për pushtimin e Ukrainës

Ornela

Kandaja ka njoftuar sanksione të reja kundër 10 individëve “bashkëpunëtorë” të Valdimir Putin në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sanksione të reja ndaj 10 individëve lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan BBC.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës, ai shtoi se këta individë u zgjodhën nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny.

“Puna që po bëjmë së bashku është për të ndëshkuar Putinin dhe mbështetësit e tij aty ku dhemb më shumë, veçanërisht duke sakatuar sistemet e tyre financiare dhe duke sanksionuar bankën e tyre qendrore”, tha Trudeau.

Pavarësisht se Kanadaja ka dhuruar tashmë 1 miliard dollarë ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare për Ukrainën, kryeministri tha se ka ende “më shumë për të bërë”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *