Kanadaja shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Elton Tafaruci

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën Alberta në Kanada, pasi zjarri ka detyruar të 88,000 banorët e qytetit Fort MekMurej të ikin.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarri mund të shkatërrojë shumicën e qytetit.

Zjarri ka shpërthyer që të dielën dhe ka djegur 1,600 banesa, përfshirë një shkollë të re, në Fort MekMurej.

Evakuimi ka qenë më i madhi në historinë e Albertës. Kompanitë pranë të naftës janë detyruar të ndërpresin prodhimin. Deri më tani, nuk ka raporte për viktima në njerëz.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *