Kryeministri i Kanadasë, Jusin Trudeau ka deklaruar se vendi i tij do të tërheqë avionët luftarakë nga Siria, por shton se kontributi do të rritet kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.
Në Samitin e G20-s që u zhvillua në Turqi, Trudeau tha se vendi i tij do të ndihmojë në logjistikë për të mbështetur luftëtarët kurdë që të luftohet në rrugë tokësore ISIS-i.
Trudeau tha se trupat kanadeze kanë krijuar ekspertizë në trajnime të tilla, sidomos nga lufta në Afganistan. Kanadaja aktualisht ka gjashtë aeroplanë luftarakë CF-18 në fluturim kundër ISIS.
Ai deklaroi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të pranojë 25 mijë refugjatë nga Siria. /Dita/
