Provinca kanadeze e Quebec do të vendosë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.
Sipas BBC, Quebec ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve lidhur me Covid në Kanada, dhe aktualisht po lufton me një rritje masive të rasteve.
Të martën, kryeministri njoftoi se do të ishte i pari vend që do të penalizonte financiarisht të pavaksinuarit.
Vetëm rreth 15% e banorëve të Quebec nuk janë të vaksinuar, por ata përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha rasteve spitalore.
Sipas të dhënave federale, pak më shumë se 84% e banorëve të Quebec kishin marrë të paktën një dozë vaksine deri më 1 janar.
Kryeministri Francois Legault tha gjatë një konference për shtyp se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës do të duhet të paguajnë një “kontribut”.
“Tarifa ende nuk është vendosur, por do të jetë “e rëndësishme”, tha ai.
“Unë mendoj se tani është një çështje drejtësie për 90% të popullsisë që bëri disa sakrifica,” tha zoti Legault. “Unë mendoj se ne u detyrohemi atyre një lloj mase.”
Javën e kaluar, provinca njoftoi se do të kërkonte prova për vaksinimin. Është vendosur edhe një masë kufizuese për lëvizjen, që zgjat çdo ditë nga ora 22:00 deri në 05:00.
Të martën, numri i vdekjeve të Quebec nga Covid arriti në 12,028.
a.m/dita