Kancelari austriak Kurz nuk kalon votëbesimin

Edona Llukacaj

Sebastian Kurz u hoq nga detyra si kancelar të hënën, më pak se 24 orë pasi partia e tij korri një fitore të madhe në zgjedhjet evropiane.

Qeveria e zotit Kurz nuk e kaloi votëbesimin në parlamentin austriak, pas rënies së koalicionit të tij me Partinë e Lirisë së Largët të Drejtësisë (FPÖ).

Presidentit Alexander Van der Bellen do t’i duhet të formojë një qeveri të përkohshme,  deri në zgjedhjet e planifikuara për në shtator.

Kurz është kancelari i parë austriak i pasluftës që nuk kalon një votëbesim në parliament, por ai nuk ka gjasa të jetë jashtë pushtetit për një kohë të gjatë.

Partia e tij Popullore e Austrisë (ÖVP) duket të jetë favorite për zgjedhjet e shtatorit, pasi fitoi 35% të votave, si ishte parashikuar, në zgjedhjet evropiane: më shumë se 10% se rivalët e tyre më të afërt.

I përshëndetur si e ardhmja e konservatorizmit evropian kur u bë lideri më i ri në botë në vitin 2017 në moshën 31 vjeçare, Kurz mbeti ‘i pambrojtur’ pas përfundimit të koalicionit të tij me Partinë e Lirisë, për një skandal korrupsioni pak më shumë se një javë më parë, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave të huaja.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *