Kancelari i Ostpolitikës

editor

Falë Ostpolitikës u bë afrimi i vazhdueshëm me të gjitha vendet lindore dhe RDGJ-në (përjashto Shqipërinë e cila e refuzoi Ostpolitikën). Ostpolitika u kthye në një realitet prekës nëpërmjet shumë marëveshjeve dhe traktateve të rëndësishme me Moskën, Warshavën dhe vende të tjera.

 

18 Dhjetori 2013 shënon 100 vjetorin e lindjes së ish-Kancelarit legjendar gjerman, ikonës së social-demokracisë botërore, Willy Brandt.“Kenedi” gjermanlindi nënjë familje të varfër nëLübeck me emrin Herbert Frahm. Shumë shpejt ai u bëmilitant i të majtës gjermane dhe kundërshtar i vendosur i nazizmit. Për t’i shpëtuar persekutimit filloi tëpërdorte emrin Willy Brandt, me të cilin hyri dhe mbeti në histori.I shpallur armik nga rregjimi hitlerian, më 1933emigroi nëNorvegji. U kthye në Gjermani pas përfundimit të Luftës së II  Botërore.Punoi përkohësisht si gazetar, shkoi dhe si reporter në Spanjë gjatë Luftës Civile. Por, misioni i tij i vërtetë deri në fund të jetës do të bëhej politika.

Kryebashkiak dhe Kryediplomat

Brandt e filloi karierën zyrtare  në vitin 1957 si Kryetar i Bashkisë së Berlinit Perendimor, post të cilin e mbajti deri në vitin 1966. Se sa delikate ishte detyra e Kryebashkiakut të atij qyteti historik në ato vite mjafton të thuhet se Berlini ishte vija më e nxehtë e  ndarjes ndërmjet dy shteteve, dy botëve dhe dy sistemeve krejtësisht të kundërta.Derisa më 13 Gusht 1961, Hrushovi dhe Ulbrihti urdhëruan ngritjen e Murit famëkeq të Berlinit. Më 26 Qershor 1963, së bashku me Kancelarin Adenauer, Brandti shoqëroi Kenedin në vizitën e tij emblematike në pjesën perendimore të Berlinit. Me fjalinë e tij epokalenë gjermanisht “ Unë jam berlinez”Kenedi jo vetëm tregoi gjeninë e tij por  shpëtoiBerlinin, duke vënë gurin e themelit në  ribashkimin e tij dhe të Evropës.

Në vitin 1966, me krijimin e koalicionit tëparë të madh me kristian-demokratët e Adenauerit u zgjodh Zv.Kancelar dhe Ministër i Jashtëm. Posti i shefit të diplomacisë i dha mundënë që të hidhte themelet e njerës prej doktrinave më të famshme të shekullit të kaluar për të cilën do të flitet më poshtë. Gjithsesi, dukej qartë se pas 20 vjet drejtimi të së djathtës moderne, Gjermania kërkonte në skenën politike social-demokracinë e  liderit të saj karizmatik, Willy Brandt.

Kancelar Reformator

Me fitimin e zgjedhjeve të vitit 1969, në koalicion meliberalët e Genscherit, Brandt u zgjodh Kancelari i parë social-demokrat qysh nga viti 1930. Kancelaria Brandt, edhe pse vetëm për një periudhë 5 vjeçare njihet dhe vlerësohet për një dëndësi të madhe reformash në të gjitha drejtimet, por sidomos në fushën e konsolidimit të shtetit social. Këto reforma përfshinëkujdesin mjeksordhe sigurimet shëndetësore, nxitjen e punësimit, dijen, arsimin dhe rininë,kompensiomet për invalidët, shtresat e rrezikuara, etj.Ndaj ajo njihet edhe si “ kancelaria e reformave të brendshme”

Në rast se ky aspekt i brendshëm sot lihet disi në hije, kjo ka ndodhur për shkak se Brandt mevizionet e tij, i kapërceu shumë shpejt kufijtë e Gjermanisë duke rezatuar idetë, vlerat dhe projektet e tij në mbarë Evropën. Këtu veçohen dy momente kulmore  monumentale: shprehjae tij tejet origjinale e ndjesisë kolektive gjermane  ndaj hebrejve. Ka mbetur i paharuar dhe fiksuar në kujtesën e njerëzimitpërulja e tij në gjunjë, fare spontane e jashtë protokollit zyrtar, në  Memorialin e Kryengritjes se Getos sëVarshavës,  më 7 Dhjetor 1970 që bëri xhiron e botës. Ajo dha mesazhin madhështor se me njëkancelar gjerman që edhe pse pa faj, kërkon ndjesë në një mënyrë të tillë aq domethënëse mund të ndërtohet një partneritet i vërtetëpër paqen. Për të përjetësuar atë akt madhor, përballë  memorialit të viktimave hebrej, është ngritur edhe Monumenti i Brandtit i ulur në gjunjë para tyre.

3553675066

Nobelist i Ostpolitikës

Padyshim, ajo që i vuri “vulën”e pavdekësisë KancelarisëBrandt dhe e ktheu atë në njëlegjendëtë gjallëishte doktrina e tij strategjike me emrin “Neue Ostpolitik”- politika e re e lindjes” ose politika e “ ndryshimit nëpërmjet afrimit drejt Lindjes”. Ajo  mori spunto nga ndërtimi i Murit tëBerlinit, një “ tërmet” i vërtetë politik dhe “ atentat ndaj moralit gjerman” siç e cilësoi Brandt.Tashmë ishte bërë e qartë se nuk mund të bëhej më fjalë për një ribashkim të shpejtë gjerman.Por, sipas Brandt, kjo nuk do tëthoshte qëtë liheshin në harresë vendet lindore dhe aspirata e ribashkimit. Strategjia e deriatëhershme që mbante emrin e njerit prej këshilltarëve të Adenauerit “ Hallstein” për ndryshimin e rregjimeve totalitare lindore nëpërmjet izolimit, ballafaqimit ushtarak, bllokimit apo rrëzimit të tyre me forcë nuk kishte dhënë rezultatet e pritura, për të mos thënë se kishte dështuar. Ndërkohë, edhe politika amerikane po punonte për një “detantë” dhe afrim me ish-Bashkimin Sovjetik, sidomos pas krizës së raketave me Kubën.

FillimishtBrandt shfuqizoi Doktrinën Hallstein”  dhe vijoi me njohjen e RDGJ-së. Mirëpo, lançimi i Ostpolitkës dhe zbatimi i saj hasi në reagime dhe kundërshtime tejet të ashpra nga një pjesë e madhe e opozitës së asaj kohe dhe vetë brenda SPD-së së tij. Brand u akuzua edhe për “ tradhti të lartë kombëtare! Pikërisht në ato momente të vështira u shfaq vizioni, udhëheqësia, largpamësia dhe vendosmëria e Brandt, i cili e çoi deri në fund, madje me sukses Ostpolitikën, duke marrë përsipër të gjitha rreziqet dhe  kostot elektorale të rastit. Laurimi i tij me Çmimin Nobel përPaqen në vitin 1971, konfirmimi i fitores së tij të madhe elektorale në vitin 1973dhe ngjarjet e ndodhura më vonë deri në momentet e tanishme e kanë kthyer Brand në një mit historik e të padiskutueshëm.Nëpesë vitet e kancelarisë së tij, ai realizoi  të parën vizitë shtetërore në Berlinin Lindor, si dhe në vendet e tjera lindore, nëish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, etj.

Falë Ostpolitikës u bë afrimi ivazhdueshëm me të gjitha vendet lindore dhe RDGJ-në (përjashto Shqipërinë e cila e refuzoi Ostpolitikën). Ostpolitika u kthye në një realitet prekës nëpërmjet shumë marëveshjeve dhe traktateve të rëndësishme me Moskën, Warshavën dhe vende të tjera. Gjithashtu, ndihmat, kreditë e shumta për RDGJ-në, në këmbim të liberalizmit të kontakteve, lehtësimit të rregjimit të kalimit të Murit të Berlinit, shpeshtimi i kontakteve njerëzore, etj bënë të mundur që gjermanolindorët të shihnin si në “ vitrinë” epërsinë bindëse të sistemit të vlerave perendimore. Rrëzimi i Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989, që i hapi rrugën ribashkimit gjerman dhe atij europian ishte kurorëzimi i politikave të suksesshme të bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë i SHBA-vë. Koha tregoi se aty ka meritat e  veta të padiskutueshme edhe Villy Brandti me “ Ostpolitkën “ e tij legjendare.

Më 9 Nëntor 1989 Brandti e përjetoi dhe e gëzoi shëmbjen e Murit tëBerlinitnë Portat e Brandenburgut, së bashku mepasardhësit e tij, dy kancelarë të tjerë të mëdhenj, Kohl dhe Schmidt.

Model i një lideri vizionar

Veç vizionit dhe lidershipit të madh, Brandt tregoi dhe njëintegritet tëspikatur prej një shtetari të përgjegjshëm; në kulmin e suksesit, në vitin 1974 dha dorëheqjen e parevokueshme pa kurfarë hezitimi, edhe pse askush nuk ia kërkoi një të tillë, pasi njeri prej ndihmësve të vet rezultoi se i kishte shërbyer spiunazhit gjermanolindor. 18 vitet e fundit të jetës së tij derisa mbylli sytë në tetor 1992 ia kushtoi drejtimit të SPD-së gjermane dhe si President i Internacionales Socialiste. Liderët e njohur të së majtës moderne si Tony Blair, Gonzales,Suarez dhe të tjerë janëedhe produkt iveprës politike të Villy Brandt.

Ja pse trashëgimia e jashtëzakonshme politike e nobelistit të paqes, Willy Brandt përbën një ndër asetet dhe pikate  mëdha të referimit për politikën e sotme gjermane dhe atë evropiane, si modeli i liderit sa të guximshëm aq dhe njerëzor, sa vizionar aq dhe me integritet.Përvoja, formati dhe karizma e tij elektorale vazhdojnë të mbeten objekt i studimeve të akademive dhe instituteve të ndryshme akademike dhe politike. Selia e social-demokratëve gjermane në Berlin mban emrin e tij, ashtu si dhe shumë rrugë e sheshe kryesore në Berlin, Gjermani e gjetkë.Një ndër sallat eParlamentit Evropian ka emrin e tij, si ish-europarlamentar. Po ashtu, aeroporti i ri ndërkombëtar nëpërfundim e sipër nëBerlin mban emrin e këtij kancelari të madh tëGjermanisëmoderne.

Jeta dhe vepra e Willy Brandt, si burrë shteti “ 24 karat”dhe e politikanëve të saj të tjerë të shquar ndihmon shumë për të kuptuar sekretin e sukseseve të Gjermanisë moderne, qënë më pak se 70 vjet pas kasaphanës hitleriane është kthyer në një kampione të fuqishme të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe miqësisë ndërmjet popujve.

 

Share This Article
3 Comments
  • Opinioni i sotshem eshte i nje lloji te veçante dhe me argumente dhe fakte te shumta. Pasi mbaron se lexuari opinionin, pyetja me e pare eshte kjo:
    – Pse nuk doli nje burreshtetas si Willy Brandt per ne shqiptaret?
    Verejtje per z. Adrian Thano, kryeredaktorit te nderuar te gazetes sone te ndritur “Dita”:
    Ne kete opinion jane bere mbi 65 gabime, kryesisht te natyres se teknkes se shkrimit, sidomos te “harreses” se ndarjes se fjaleve. Ka dhe shume gabime drejtshkrimi dhe kjo mbetet nje pike e dobet ne te gjithe te mirat qe ia kane radhitur lexuesit dhe admiruesit e shumte edhe te rubrika e Dites Opnione (“Letra”). Ndonje mund te thote se “nuk çalon gomari nga veshet”, por, sidoqofte, gazetaria solide kerkon qe te jete e rregullt ne te gjithe detajet. Ja p. sh.: A eshte serioze qe shume artikuj te jene te pafaqosur?
    Me falni per verejtjen “e vockel”, por e kam me shume dashamiresi.
    Faleminderit per mirekuptimin, z. Thano i madh!
    P. s. : edhe ne variantin online kishte te njejtat gabime si ne gazete!

  • Ky shkrim eshte botuar gati i njejti tek gazeta “Koha jone”, tre vite me pare, lexues i rregullt i se ciles une jam. Me fitoren e ps Kote e braktisi kete gazete qe i bente himne dhe ku ne te PD e kishim zerin tone. Tani shkon te Dita. Dallandyshe, ktheje ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *