Kancelarja Merkel nxjerr recetën e suksesit: Përhapjen e virusit mund ta ndalojmë vetëm duke…

Ornela

Teksa situata nga Covid vijon të jetë e rënduar, kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të zvogëlojnë kontaktet me njerëzit e tjerë në minimum, si e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Njerëzit duhet të shmangin kremtimet private plotësisht, tha Merkel të hënën pas konsultimeve me krerët e qeverive të vendeve.

Kontaktet duhet të jenë të kufizuara në një familje të vetme, ndërsa rregulli përfshin edhe fëmijët dhe të rinjtë.

Merkel theksoi se kufizimet e kontaktit janë “receta e suksesit” për të frenuar përhapjen e virusit:

“Çdo kontakt që nuk zhvillohet është i mirë për të luftuar pandeminë”, thekson Merkel.

Është gjithashtu e rëndësishme të merren kundërmasa më të forta në rajonet me numër të lartë të rasteve.

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *