Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen, formojnë një tumor i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal te gjirit. Pa mjekim këto qeliza përhapen në pjesët fqinje e më pas në të gjithë trupin. Rruga më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje është njohja me faktorët rriskues.
Duhet të dini që çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri. Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, por dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dimë se disa faktorë duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri, sicc janë mosha, ardhja e menstruacioneve në moshë të vogël, histori të familjarëve të prekur nga kjo sëmudnje, lindja në moshë të madhe, ndryshimet gjenetike dhe stili i jetesës. Megjithatë shumë nga gratë që kanë kancer gjiri nuk kanë faktorë risk të tjerë vetëm se janë gra mbi moshë 50 vjeç.
Por, duhet pasur kujdes pasi rreth 70 për qind e kancerit të gjirit ndodh tek gratë të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve zbulohen tek në moshë mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe tek burrat por është shumë i rrallë. Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e faktorëve të rrezikut për kancer gjiri, si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet në moshë shumë të re.
Por, ju mund të jeni të aftë të ndryshoni disa faktorë, si peshën tuaj apo se çfarë duhet të konsumoni. Ndaj për të zvogëluar rrezikun e prekjes me këtë sëmundje duhet që fillimisht të ruani një peshë trupi të shëndetshme. Kryeni rregullisht aktivitet fizike, konsumoni ushqime me yndyra të pakta, konsumoni perime dhe fruta, shmangni sa më shumë të jetë e mundur alkoolin, konsultohuni me mjekun për kontraceptivët, shmangni duhanpirjen aktive e pasive, ushqeni fëmijën tuaj me gji sa më gjatë, cilësohen si ndër masat më të mira parandaluese.