Analizat e reja gjenetike ofrojnë shpresë të re edhe për pacientët me kancer të prostatës.
Deri tani meshkujt ndodheshin para një dileme: t’i nënshtroheshin ndërhyrjes dhe të vuanin efektet anësore, apo ta bindnin mjekun që ta ndiqte hap pas hapi gjendjen e tyre. Vendim zakonisht merret bazuar tek shkalla e agresivitetit të kancerit.
Analiza të reja gjenetike, janë shumë të sakta dhe mund të pakësojnë hamendjet lidhur me trajtimin e sëmundjes dhe t’i shpëtojnë disa pacientë nga efektet anësore të trajtimit. Më parë operacioni i shoqëruar me rrezatim ishte metoda më e zakonshme e trajtimit të sëmundjes.
Por kjo metodë ka efekte të shumta dytësore. Në Shtetet e Bashkuara, çdo vit rreth 240 mijë burra diagnostikohen me kancer në prostatë, gjysma e tyre klasifikohen tek grupi me rrezikshmëri të vogël, duke përdorur metodat aktuale të diagnostikimit.
Mjekët e bazojnë rrezikun tek mosha e burrave dhe fakti se sa agresive duken qelizat kanceroze pas biopsisë.
Analiza gjenetike i ndihmon studiuesit të përcaktojnë agresivitetin e tumorit dhe kjo i lejon ata t’i bëjnë një vlerësim individual rrezikut për çdo pacient. / VOA