Konsumi i sojës gjatë kohës para diagnostikimit me kancer në mushkëri është lidhur për herë të parë me jetëgjatësinë e femrave të prekura nga kjo sëmundje. Një studim në shkallë të gjerë u krye në Kinë dhe është publikuar në revistën amerikane “Clinical Oncology”. Sipas studimit të qendrës Shangai Women Health Study”, që testoi rreth 75 mijë gra kineze, është vënë re që pacientet që kishin konsumuar ushqime me bazë soje kanë jetuar më gjatë dhe më mirë se pacientet e tjera të diagnostikuara me kancer në mushkëri.