Kanceri? Studimi i OBSH: Kjo sëmundje e tmerrshme vjen edhe nga sallamrat

Saimir Lleshi

A e dini se qelizat e kancerit ushqehen më shumë nga mishi i përpunuar? Deri më tani, dukej mit kjo hipotezë, dhe me shumë gjasë për shumë persona do të jetë e tillë edhe në vijim.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar është burim i sëmundjeve kanceroze. Por, Agjencia e Sëmundjeve të Kancerit pranë kësaj organizate shkon edhe më tej kur deklaron se edhe mishi i kuq me shumë gjasë është burim i kësaj sëmundje.

“Këto rezultate konfirmojnë rekomandimet e deritanishme për shëndetin publik për kufizimin e konsumimit të mishit”, komentoi Christopher Wild, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve për Sëmundjen e Kancerit (CIRC), nisur nga ky raport.

Mishi i derrit është i përfshirë nga CIRC-ja te familja e mishrave të kuq, mish nga i cili prodhohet më së shumti llojet e ndryshme të sallamrave.

“Fakti i lënies mënjanë të mishit të përpunuar dhe të mishrave të tjerë të përpunuar… nuk do të thotë gjithsesi se janë të gjitha po aq të rrezikshme”, vlerëson CIRC-ja.

Megjithatë, statistikat tregojnë se situata është e rëndë. 34 mijë raste të personave të vdekur kanë patur si shkak të ushqyerin me sasi të madhe të mishrave të përpunuar, kundrejt një milion viktimave nga kanceri që i atribuohen konsumimit të duhanit dhe 600 mijë konsumimit të alkoolit.

CIRC-ja është e bazuar në mbi 800 studime për të mënjanuar mishin e përpunuar ku bëjnë pjesë dhe mishrat e përpunuar në kategorinë e agjentëve kancerogjenë për njeriun.

Ky klasifikim u bazua mbi bazën e treguesve të mjaftueshëm sipas së cilëve konsumimi i mishit të përpunuar është shkaktar i kancerit kolorektal tek njeriu. “Ky rrezik shtohet me konsumimin e tepërt të këtyre produkteve”, sipas Kurt Straif të CIRC-së.

 

Share This Article
3 Comments
  • Nuk e kuptoj. A ka mundesi te ma shpjegoj njeri???

    “Megjithatë, statistikat tregojnë se situata është e rëndë. 34 mijë raste të personave të vdekur kanë patur si shkak të ushqyerin me sasi të madhe të mishrave të përpunuar, kundrejt një milion viktimave nga kanceri që i atribuohen konsumimit të duhanit dhe 600 mijë konsumimit të alkoolit.”

  • Nuk e kupton, torras? Lexo librin e Colin Campbell, dhe pastaj shpjegojua kete pune dhe tarrasve te tjere ne shtepi apo kudo.

    • O tirona e veriut te keqen Tarrasi … smerrke vesh nga gella me presh

      Ky artikull nuk shpjegon se sa eshte baza e popullsise per keto raste kanceri apo dhe periudhen 1 vjecare 1 muaj nje dite etj….. duke e bere kete artikull pa vlere reale per njerez normal.

      Boji te fala nones nga Tarrasi se ajo do me kuptoj drejt …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *