‘Kandidat për president’, habit Sazan Guri: Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat

Ornela

“Kandidati për president” Sazan Guri ka habitur sërisht me deklaratën e tij ku shprehet se Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat.

Postimi i Sazan Gurit
1. Në një status të mëparshëm, ku dikush nga piktorët e mesjetës vizaton Krishtin me plis në kokë shtruam pyetjen rastësi apo — pra, hidhet dorashka për studime të mëtejshme. Ku është problemi këtu?!

2. Nga ana tjetër nuk e shtrojmë këtë pasiguri për plisin i thirrur peleus (pe leshi), qeleshe, takije, sepse është tashmë e vërtetuar si emblemë e trungut pellazg – epir – ilir – arbnor-shqiptar, që nëse e lexon dhe e kupton mirë statusin hidhet dorashka e dytë për të qëmtuar, nëse ka lidhje emri i Krishtit me fjalën shqipe të zbërthyer si Kreu është ose Kreu shenjt apo ka lidhje me lyerjen me bojë si mbret të quajtur Hristos apo është rastësi prapë lidhjet me termat e shqipes. Ku qëndron problemi prap këtu?

3. Po emri Marie, nëna e Krishtit, pra emri vetë, a nuk ka lidhje dhe zbërthim me anë të gjuhës shqipe apo edhe kjo është futja kot?! Po sikur të nxjerrim me qindra fakte që kjo është shqip dhe vetëm shqip psh në Finiq kryeqytet i Epirit në një moment kohe të caktuar sipas Arsim Spahiut te libri ‘Shteti Epirot’’ kishte 500 gra me emër zyrtar Marie dhe 9000 gra të tjera po me këtë emer.

4. Pse çuditeni kur ju thonë se ilirët luftonin me shtizë me flamur me fushë të kuqe e me dy krena për vendosjen e kristianizmit në rrugë zyrtare, janë me dhjetëra piktura e gravura, apo edhe këto janë futja kot?

5. Po a erdhi shën Pali jo njëherë, por tre herë në Durrës, Berat, Skrapar, biles para tij kishte ardhur edhe shën Pjetri, po pse kaq dendur në Iliri? Nuk quhet edhe kjo….

6. A u ngrit Kisha e parë në Durrës në vitet 70 mbKr. Nuk quhet edhe kjo….

7. A ka nevojë për të korrigjuar ose riparë ose plotësuar ose saktësuar gjera, jo thoni jo, dakord, por a mund t’i themi të paktën ca gjera të pathëna, ose të thëna keq ose të zëna nga pluhuri, jo thoni prap jo, dakord them edhe unë, qenka shpejt, kur të vijë koha, e cila nuk vjen kurrë, por koha krijohet”, shkruan Guri.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Po mire o Sazan Guri, shume mire! Ti na e mbush memdnen dhe na bind!! Dhe ne’ i pranojme keto fakte per te Verteta Historike…, por ai mbushet mendja botes…, a bindem per keto fakte edhe intelektuale e akadamike te huaj..?.. Pra ketu qendron problemi..

  • E meriton te behet president Shen Sazan Koqja , me vjen keq per Shenjtoren Kocaqi , por njerin duhet te zgjedhim. Ne fakt ka shume si keta mendje ndritur , e pikerisht ketu qendron edhe problemi me i madh , kemi aq shume njerez te afte per postin me te larte te shtetit saqe cdo pallat , cdo lagje , cdo fshat ka kandidatet e tij . Jetojme kohe te arta si komb o njerez prandaj na kane hale ne sy te gjithe. Sa bukur na e shpjegon ate punen e qeleshes Sazoni jone , gjeni eshte.

  • Neve nuk na habit Sazani…. shume shume mund te na vij keq na habitni Ju qe e botoni….ka qene zakon i shqiptareve qe me ata qe kane rreshqit nuk duhet te tallesh.

  • 1-Jezu Krisht : Je+Ze(zeu)+kri(kry)+shti(vene)
    Je zeri i shtene ne krye, ose ne koke.
    2-Marije : marr+hije . Kur themi me hir (me dashje , ose me dashuri)
    3-Perendi : Pe(shiko)+re+ne+dije
    E te tjera si keto jane te shumta nese perdoren dialekte te nderyshme te gjuhes tone Gegerishte , e cila i jep kuptim te vetem gjuhes Homerike .

  • Sipas Bibles ai ka qen ne Iliri, pore vendin se ku nuk e thot .
    Sh Pali i shkruan Demos. Inderua Demo, une kete dimer jem ne Iliri se nuk kam mundesi te vij atje se eshte dimer i madh..
    Ti Demo kujdes me Kretasit se ata jane si Bisha jane ,…. nuk po i them te gjith fjalet qe i shkryan disheput Demos.
    Puno se edhe ne dikure kemi qen si ata, pore duhet ti kthejm ne rrugen e perndise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *