Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon ankimin e Komisionerit Publik për pasurinë e gjyqtarit Artur Malaj, kandidatit për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.
Malaj u konfirmua disa muaj më parë nga shkalla e parë e vettingut, ndërsa Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij.
Për shkak të pushimeve të muajit gusht KPA vendosi të shtyjë seancën për Malajn më 6 shtator, aty ku pritet të vendoset nëse ai do të mbetet në detyrë apo do të shkarkohet.
KPA ka vendosur t’i lërë detyrë Komisionerit Publik sjelljen e analizës financiare mbi të cilën kërkohet shkarkimi i Malajt i cili aktualisht mban postin e gjyqtarit të apelit dhe anëtarit të kolegjit zgjedhor.
l.h/ dita

Obobo pyesni pak ne Vlore per hajdutin malaj. Kur kalon artur malaj vettingun nuk ke cfare te shtosh me.
po vila te shkolla halim xhelo si ka zaptuar token ….dhe si e ka bere