Pavarësisht se është vetëm 21 vjeç dhe e papunë, Valeria Prokopenko kandidon për postin e kryetares së Bashkisë së Odesës, në Ukrainë.
E diplomuar në drejtësi dhe me një përvojë si modele, ajo është në listën e kandidatëve për zgjedhjet vendore që mbahen pas disa ditësh.
Ditët e fundit, një video e postuar në internet, e tregon atë me të brendshme. Shumë mendojnë se videoja mund të jetë publikuar nga kundërshtarët, por në vend që të bënte efektin e kundërt, ajo i ka dhënë më shumë fansa kandidates. Vajza thotë se e ka bërë videon për t’u prezantuar në një konkurs bukurie. Producentët rusë i kanë ofruar një rol në videot e bandës së popit “Ruki Vverh!”.
Kështu që edhe nëse nuk i fiton zgjedhjet (gjasat janë të pakta), një derë i është hapur.
