Pesë kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi Integrim, dhe Unitet, dhe Libra-s në Qarkun e Vlorës, kanë zhvilluar sot debatin e parë.
Pas prezantimit të pikave kryesore të programit të secilës parti dhe diskutimit të një sërë tematikash, ka fituar “certifikatën” e këtij takimi, deputeti i LSI, Flamur Çelaj.
Qëllimi i këtij takimi të organizuar në formën e debatit politik, ishte prezantimi i pikave prioritare të programeve të secilës forcë politike.
Pas fazës së parë u kalua në tematika dhe çështje që kishin të bënin me Vlorën si bashki edhe në nivel qarku, të cilat u zhvilluan në formën e debatit mes kandidatëve.
Gjatë diskutimit, u shpalos qartazi përparësia dhe përgatitja serioze e kandidatit të LSI për Qarkun Vlorë, Flamur Çelaj. Ai paraqiti problematikat sociale edhe infrastrukturore të zonës, si dhe paraqiti vizionin e tij për të ardhmen, çka bëri që të merrte mbështetjen e audiencës ta pranishme në sallë.
Vlen të theksohet se Çelaj ka qenë tepër aktiv në sallën e Parlamentit ku ka ngritur çështje të Vlorës, dhe është vlerësuar nga Instituti Amerikan i Studimeve Politike si një nga deputetët më aktivë dhe të spikatur në Kuvendin ë Shqipërisë.

o Dita, mund te keni kundershti me Ramen per takimin me Bashen por mos dilini kaq hapur pro LSI sepse ajo LSI ishte ne pushtet me Salen dhe ndodhen ato qe ndodhen… jo nga shiu ne bresher, he xhan, suksese per te ardhmen
gazeta dita o gazete e partise leshit
Partite tona jane parti mish ngrenese ,por LSI-ja ua kalon te tjerave se eshte edhe flori (para) ngrenese . Jane kampione per te vjedhur dhe per te mashtruar ! .Ata nuk do e lene kete vend te ngrere koke ,me pozicionin e shtangistit , per te krijuar dhe “ekuilibruar” mazhorancat dhe t`i rrine ne qafe perhere ketij populli mjeran, qe bredh si “cifuti ne shkretetire ” !