Kushtetuesja, kreu i KED: Në fillim të gushtit emrat në Presidencë

Elena Tase

Muaji gusht do t’i shërbejë Edi Ramës dhe Ilir Metës për të reflektuar mbi listën e kandidatëve për Gjykatës Kushtetuese.

Të mërkurën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të shqyrtojë 14 kandidaturat dhe në fillim të muaji të gushtit, Ardian Dvorani do t’i dorëzojë Parlamentit dhe Presidentit renditjen sipas vlerësimit të KED.

“Nëse ne në fillim të gushtit përcjellim renditjet përkatëse tek Presidenti dhe Kuvendi ata duhet brenda një muaji të përfundojnë procedurën e tyre. Nëse vlerësojnë të mos shprehen me vendimmarrjet perkatese Kushtetuta parashikon dhe mekanizmin që nuk e bllokon procesin”, u shpreh  kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të presë edhe vendimin e KPA-së për kandidaten e Kushtetueses Valbona Bajon.

Meta dhe Rama do të zgjedhin nga 3 anëtarë secili ndërsa 3 anëtarët e tjerë të Kushtetutës do të varen nga ngritja e Gjykatës së Lartë, e cila sipas pritshmërive të Këshilli të Lartë të Gjyqësorit në Shtator nis plotësimi i tij.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *