Komisioni Ad Hoc për ngritjen e institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, KLP e KLGJ, ka përjashtuar nga gara kandidatin Altin Hazizaj.
Hazizaj ishte kandidat për KLGJ nga radhët shoqërisë civile.
Vendimi vjen pas akuzave të PD se Hazizaj prekej nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte fshehur një dënim të hershëm.
Nderkohe avokati Saimir Visha është tërhequr nga gara. Përmes një letre dërguar Kuvendit, ai shprehet se “nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike”.

O Saimir Visha, cfare lidhje ka drejtesia e pavarur me konsensusin politik! Ju jeni te gjithe te politizuar o te mjere.