Kandidatët republikanë debatojnë pa Trump-n

Saimir Lleshi

Kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara kanë debatuar në Ajoa pa favoritin aktual, Donald Trump.

I kritikuari tepër këto javë, u tërhoq nga debati me pretendimin se trajtimit të padrejtë nga Fox News. Televizioni në fjalë është më anti-Islami në Amerikë.

Trump nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me televizionin në fjalë prej muajsh, veçanërisht me moderatorin Megyn Kelly. Rivali më i afërt i Trumpit, senatori nga Teksasi, Ted Cruz, ka kritikuar manjatin e biznesit për mungesën në debat.

Ish-guvernatori i Florisës, Jeb Bush, i cili për një kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të sulmeve të Trumpit, ka thënë me ironi: “Më mungon disi Trumpi”.

Ai ka qenë kandidati më i kërkuar në Google gjatë debatit, ka bërë të ditur motori i kërkimeve me të dhënat e ofruara. Twitter po ashtu ka thënë se Trump ka udhëhequr 36 për qind të trafikut gjatë debatit. Megjithatë, nuk dihet nëse njeriu që ka deklaruar se do të ndalonte myslimanët në Amerikë do të mund të bëhet President.

Më 1 shkurt, anëtarët e Partisë Republikane do të mblidhen në Ajoa, në takime lokale të partisë, për të votuar për kandidatin presidencial nga radhët e partisë së tyre. Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen në muajin nëntor. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Donald Trump, politike e drejtperdrejte, pa sterhollime e sperdredhje. Nuk ka nevoje per debat me rivale te politikes vjeter. Trump ka folur e flet drejtperdrejt me popullin amerikan per ato qe shqetesojne amerikanin e jo per politike Globale me terma te pergjithshem pa thene asgje. Ate politike shterpe D. Trump ja ka lene ta bejne keto shabllonet njesoj te kallepit te politikes Globale qe jane krejt zbuluar nga politika e drejtperdrejt e Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *