Kandidati fton Kosovën që të votojë edhe ai për koalicionin e majtë

redaktor

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, e ka ftuar disa herë Halim Kosovën që të votojë edhe ai për koalicionin e majtë, si një mënyrë për t’í thënë “Jo” modelit 4 vjeçar të qeverisjes së Lulzim Bashës në Kryeqytet, një model i cili përveçse ka promovuar keqmenaxhimin e qytetit, ka pasur si lajtmotiv mungesën e punës, përgjegjësisë dhe ikjes nga realiteti nëpërmjet premtimeve boshe e mirazheve çudibërëse si trami apo stacioni multimodal.

Por, sot, në aktivitetin e parë që Kosova zhvilloi live në media, pas një serie kasetash të montuara në zyrat e PD-së, pranoi sfidën e Veliajt duke ftuar dy herë qytetarët që të votonin drejtimin e duhur, i cili është edhe slogani i koalicionit PS-LSI për zgjedhjet e 21 qershorit.

Një shprehje e urtë popullore thotë: “Më mirë vonë, se sa kurrë”. E me sa duket, pasi është pajtuar me faktin se Tirana duhet çuar në drejtimin e duhur, pas rrënimit 4 vjeçar të Lulit dhe Berishës, ish ministrit të Shëndetësisë Kosova i mbetet tanimë veçse të hedhë edhe votën e tij pro Veliajt, për të çuar Tiranën në drejtimin e duhur në 21 qershor.

Share This Article
8 Comments
  • edhe halimi e ka kuptuar tashme qe drejtimi i duhur per tiranen eshte erion veliaj, nuk mund te vazhdohet akoma me politiken dembele te lulit, qe e ka mendjen vetem te genjeje e te mashtroje popullin

    • Cfare beri basha eshte pyetja? dhe qe ngelet pa pergjigje sepse ne 4 vite nuk eshte bere asgje, eshte koha kur cdo qytetar te mendoje me shume per veten dhe jo per aktoret politke. Nuk mund te lejojme me njerez qe te mbajne peng te fajleve te tyre.

    • Ne menyre instiktive edhe Halimi e tha rrugen ne te cilen duhet te shkojme 🙂 Tirana ka nevoje per nje fryme te re pozitive dhe kete mund tja jape vetem Erion Veliaj

  • Erioni eshte nje njeri energjik dhe punembaruar dhe kjo e ben dhe me te besueshem per tiranen ne krye te bashkise qe gjerat qe nuk u bene ne 4 vite te jene nga tani e mbrapa.

  • Veliaj e shndrriti ne pozicionet e me parshem qe ka pasur saqe tani fton dhe nje doktor te nderuar te votoj per te. Erjon je shum i vogel per tu krahasuar me Dr. Halim Kosoven. Ti Erjon duhet te maresh shembull nga integriteti i kandidatit te djathte dhe nje person te till duhet ta kesh idhull. Pastaj qe te shohesh se cfare ka bere Basha per tiranen ben mire te dalesh nje xhiro perdore me mamin dhe pastaj te flasesh, se ishte Basha ai qe ta cbetonizoi tiranen nga betoni pa kriter qe kishte bere ish kryetari i bashkis. Sot ne tirane gjen me shume hapsira te gjelberta, me shume peme te mbjellura, me shume hapsira per qytetaret dhe femijet.

  • Ka pune me te rendesishme Doktor Halim Kosova se te meret me ty o Eri Rondelja , Zogu i Rames per Tiranes . Ai meret me Takimet me qytetaret duke qare hallet dhe problemet e tyre dhe jo me llafe e thashetheme sic ben ti . Fitore Doktor Kosoves .

  • Po si nuk u lodhe more Eri i mamit dhe zogu i Rames per Tiranen . Kujton se me keto qe thua mund te maresh voten e qytetareve te Tiranes dhe te behesh Kryetar Bashkie por mos u lodh kot se je shume larg fitores. Nuk na duhet nje papagall dhe qullac ne krye te bashkise po nje njeri puntor dhe dinjitos ashtu si Doktor Kosova .

  • Ti Eri i Mamit fol per vete vlla se per kundeshtaret e tu mos fli i qete dhe i sigurt se nuk ka shance te ndodh nje gje e tille dhe te japin voten per nje mashtrus dhe genjeshtar si ty . Kam hall mos ndoshta ngaterohesh ti dhe njerzit e partise tende dhe ja jepni voten doktor Halim Kosoves. Me nje njeri si doktori do sherohet edhe Tirana .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *