Kandidati i Dules flet për aneksimin e butë të Konispolit

redaktor

Kandidati i OMONIA-s dhe i Partisë për Bashkimin e Drejtave të Njeriut, Anastasios Gudas më 17 maj 2015, pikërisht në 101-vjetorin e nënshkrimit të aneksimit të jugut të Shqipërisë (Autonomia e Vorio Epirit) hapi fushatën e tij për kandidat për kryetar bashkie të Konispolit.

Anastasios Gudas e filloi fushatën jo në Mursi as në Xarrë, as Markat, as në Konispol, por te padronët e tij në Athinë.

Ai përkrah kandidatit tjetër të PBDNJ-së për bashkinë e Himarës, pjesëmarrësi në masakrën e Peshkëpisë më 1994, ish-i burgosur ordiner Fredi Beleri foli në greqisht për një aneksim të butë të zonës duke ju bashkangjitur ekonomikisht Gumenicës.

Guda premtoj se do të punësojë në bashkinë e Konispolit të gjithë minoritarët grek që kanë shtetësi të dyfishtë si dhe grekët e papunë të Gumenicës në Konispol pasi Greqia gjendet në gjendje të rëndë ekonomike.

Pas takimit Anastas Guda takoj ekstremistin Babis Karathanos, i cili njihet për aktivitetet e tij antishqiptare që në fillim të viteve 1980 si dhe deputetin e djathtë Terenc Kuik.

Deputeti Terenc Kuik ka qenë njëri nga mbështetësit kryesor të regjimit të Sllobodan Millosheviçit në Greqi.

Ditë më parë Anastasios Gudas shpërndau nëpër territorin e bashkisë së Konispolit fletushkat propagandistike të shtypura në Greqi vetëm në gjuhën greke duke i dhënë një drejtim të rrezikshme fushatës.

Shtypja e fletushkave në gjuhën greke nga Gudas tregon se ai nuk ka qëllim për zhvillimin ekonomik të zonës, por për të bërë asimilimin e shqiptarëve dhe të treguar se bashkia e Konispolit banohet me shumicë nga minoriteti grek.

Zgjedhjet për bashkinë e Konispolit janë se kush do ta fitojë atë, grekët apo shqiptarët.

Share This Article
1 Comment
  • Fushata ka rregulla.Nese PBDNJ ka ne krye nje spiun grek,doemos keshtu do punoje edhe gjithe linja.Atehere eshte detyre e organeve perkatese,qe propaganden antishqiptare,aq me shume ne gjuhen greke brenda territorit te RP Shqiperise ta denoje bashke me ata qe e kryejne ate.Nen hijen e respektimit te pakicave PBDNJ po mundohet te zbatoje programet greke,qe asnjehere nuk kane qene ne unison me ato qe sprehin,gjoja per mardhenie fqinjesie te mira.PD nese eshte aq patriotike sa hiqet,te bashkepunojne me PS dhe aleate te tjere qe keto prirje te PBDNJ-se t,i shmangin me vota duke mos i lene hapesire pushteti njerezve qe nuk e duan ate ne favor te popullsise qe banon e voton atje,por te greqise antishqiptare.Deri tani kjo nuk ka ndodhur sepse politikanet e dy kraheve kane luajtur ne favor te greqise per interesa te ngushta vetjake.Ishalla do ndryshoje kete radhe.Le t thone sa te duan PBDNJ dhe greket se pakicat nuk respektohen.Po votoi populli kunder tyre e kane fajin vete dhe jo shteti shqiptar.Keshtu e gjykoj situaten ne jug te Shqiperise.
    Greqia gjithnje ka kerkuar nga te tjeret ato qe vete nuk i ka zbatuar ne favor te te tereve.Kjo nuk eshte barazpeshe,por superioritet qe e vendosin vete,por edhe me nje shtyse te vogel Europiane.Zgjidhja pa sherre e pa rremujera eshte VOTIMI .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *