Kandidati i LSI për deputet sulmon PS: Litari i bukës doli më i fortë

Gazeta Dita

Kandidati i LSI-së për Tiranën, Klevis Pajana, i cili renditej i gjashti në listë ka reaguar në lidhje rezultatet që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndonëse ai nuk arriti të siguronte votat për të fituar mandatin, Pojana falënderoi gjithë bashkëpunëtorët por edhe qytetarët që e mbështetën atë dhe forcën e tij politike. Mes të tjerash kandidati për deputet nuk e ndali sulmin për PS-në, ndërsa theksoi se litari i bukës doli më i fortë.

MESAZHI I POJANËS
Faleminderit!
Për Ju që besuat, punuat, qëndruat dhe sakrifikuat kam nga zemra vetëm falenderime!
Qëndruam krah parimeve, moralit dhe vlerave në një fushatë model për një Shqipëri më të mirë!
Zotit i lutem për begati dhe mbarësi për Shqipërinë dhe familjet e cdo shqiptari!
Beteja për demokraci funksionale do vazhdojë dhe e ardhmja do ti takoj patjetër të rinjve!
Ndoshta ishte herët që në këtë vend të votohej lirisht e ndershmërisht pa blerje votash, pa dhunë e pa kërcënime për bukën e gojës! Ndoshta është e vërtetë! Nga çdo mënyrë që shpiku njeriu për të nënshtruar njeriun, litari i bukës doli më i forti!

Krenar për qindra e mijëra të rijnë që i dhanë jetë, grintë dhe krah LSI! Ishit gjeneruesit e fushatës më të bukur të bërë ndonjëherë në Shqipëri!
E ardhmja s’do të jetë e zymtë, jam i bindur! E keqja nuk mund të mbizotërojë gjatë mbi të mirën dhe përballë të keqes unë do jem gjithmonë opozitë!
LRI do të shkëlqej, ka në të rini të jashtëzakonshme që e duan ktë vend dhe e duan të ardhmen! Mjerë kush mendon se ne perënduam, nesër qielli do të shkëlqej më fort se kurrë e kushdo do mund të ndajë më mirë shapin nga sheqeri!

Oligarkitë kanë jetuar e janë forcuar dhe më parë por gjithmonë kanë pasur të njëjtin fund, humnerën!
Dhe diçka për Tiranën dhe njësinë 8 ku punova me shpirt bashkë me një grup të shkëlqyer!
I barabartë mes të barabartëve ja dolëm që në Tiranë të ishim siç dhamë fjalën njësia më e mirë për LSI dhe kurrsesi nuk mund të zhgënjehemi nga një rezultat i fabrikuar paraprakisht në zarfe të bardhë mbushura me para nga të zeza!
Gjeta mes jush, njerëz me halle shumë, të cilët i kam e do ti kem miq se jeta!
Njerëz me virtyte e me zemër të madhe, të cilët duan zgjidhje për varfërinë që u është shtruar në tryezën e vjetruar e që mban sipër veç një tepsi boshe!
Njerëz që u lexon në sy probleme nga më të ndryshmet, të cilët duan dhe meritojnë një shans më shumë e më të mirë për të nesërmen!

Më pritët e më nderuat si djalin tuaj e këtë borxh do jua kthej me shpirt me gjithçka mundem! Të jem zë nga zëri juaj është e do të jetë misioni më fisnik që kam zgjedhur në jetë!
Lodhjen, netët pa gjumë, trokitjet derë më derë, dorështrëngimet e sinqerta, punën e pandalshme ne do ta vazhdojmë sepse qëllimi ynë në politikë nuk janë thjeshtë disa numra votash apo mandatesh!
Është shumë më shumë se kaq, është përfaqësim, solidaritet, miqësi, ndjesi, vlerë, zhvillim, progres, integrim!
E majta, vlerat e së cilës janë gdhendur e gjenden më shumë se kudo tjetër në LSI është barazi sociale, qasje liberale, progres, është mbi çdo gjë tjetër solidaritet! Këtë solidaritet do të punojmë çdo ditë ta implementojmë në shoqërinë shqiptare!
Forca jonë e pashtershme buron nga rinia, forcë e jashtëzakonshme, forcë e pandalshme, forcë e pavdekshme!

Share This Article
8 Comments
  • Prit se tani do i dale kallai LSI dhe LRI ,te cilet helmut rinine me dhurata dhe orime per vende pune kur te vinit ne pushtet. Tani qe ngelet me gisht ne goje, me administrate tuaj anetare te LSI me te korruptuara, do ta shohim se si do te perfundoni:-Na ishte nje here LSI me udheheqes e partise familjare Like&Mona qe vodhen kete popull.

  • Pas 4 viteve do ta hani ju te LRI dhe LSI litarin e bukes, se nuk do te jeni me pjese e tepsise, plehra.

  • Vrit qen e rrit kelyshe,vajti kjo pune or cun.Ne kishim shpresa tek eurosocialistat,kryeeuro-socialisti Ilir Meta u kap me bllok ne dore me figure,pa ze.Kishim shpresa tek KOPI,Krye KOPI Lulzim Basha,vajti vodhi 1 milion euro rrugen e Kalimashit me nje dore.Ju o kopshi me dreke,sa hiqni bebelinat e keni mendjen per te vjedh..Bene mire qe s`ta dhane voten,Nje hajdut me pak ne parlament.

  • MOS E KA GJE BABA ATE TRAFIKANTIN E DROGES QE U VRA PARA 10 VITESH, ME MBIEMER PAJANA, QE KISHTE NDERRUAR EDHE MBIEMER???!!!!

  • Sa vjeç eshte ky djalka??!!
    Ne luften Nc-Çl dolen me arme ne dore, ca çunake si ky, por me idealin e lirise e te barazise, per te cilen shume dhane dhe jeten.
    Kurse çunaket e çupkat e LSI-se luftojne , shajne e kercenojne per te ruajtur karriget te fituara me vjedhje e mashtrim.
    E mendo te te udhehiqnin keta!
    Çfare nuk po na shikojne syte e ç’po na duron kurrizi!

  • Te keqen baba…rritu dhe puno me ndershmeri,siguro jeten me djersen tende dhe pastaj kthehu te mendosh per popullin dhe per politiken, he bir. Mos merr shembullin e keq te atyre qe ju ke sherbyer deri tani , po merr shembullin e atyre qe te kane sherbyer ty deri tani dhe te kane rritur dhe bere goxha djale . Me mend ne koke, bir !

  • Ket a te rinj po politizohen keq, shume e rende per vendin. Ne vend qe keto cunake te perfundojne studimet dhe te tregojne veten ne pune, po perpiqen te behen menjehere politikane. Cfare te ardhme do te kene keto te rinj te politizuar keq (sic duket edhe ne fjalet qe ky cunak thote), turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *