Kandidati i PD për Peqinin: Bandat po kërcënojnë opozitën

redaktor

Kandidati i PD për Peqinin, Albert Kreci ka denoncuar në një komunikim me mediat kërcënimin që sipas tij po u bëhet mbështetësve të opozitës në këtë qytet.

Në deklaratën e tij, Kreci ka akuzuar PDIU-në dhe ato që i ka quajtur “bandat e saj”, të cilat sipas tij lëvizin të armatosura me mbështetjen e qeverisë.

“Qytetarët e Peqinit, të entuziazmuar pas mitingut të PD, janë kërcënuar nga elementë të PDIU-së, që kanë arritur deri tek armët. Këto banda po kërcënojnë përditë elementët e opozitës. Ato lëvizin të armatosura me kallashnikov dhe më kanë kërcënuar edhe mua. Ndërkohë, PDIU po i bën presion drejtësisë që të lejojë regjistrimin e kandidatëve të inkriminuar”, ka deklaruar Kreci.

Ai ka shtuar se, PD nuk do të trembet dhe as do të tërhiqet përpara të tilla akteve dhe ka ftuar vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndjekin këto raste.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *