Kandidati për deputet i PS-së kallëzohet penalisht për…

Gazeta Dita

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka bërë një kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet në qarkun e Beratit, Fadil Nasufi dhe regjistruesit të ZVRPP të po këtij qyteti, Ledian Shehu.

Gazmend Bardhi, Ministri teknik i drejtësisë ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të regjistruesit të ZVRPP Berat, Ledian Shehu dhe kandidatit për deputet në qarkun e Beratiti, Fadil Nasufi.

Bardhi i ka kërkuar prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndaj të kallëzuarve.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, të akuzuarit kanë shpërndarë çertifikata pronësie në një veprimtari politike  dhe fetare.

Nasufi dhe Shehu, sipas ministrit Bardhit, kanë shfrytëzuar veprimtarinë shtetërore për përfitime politike.

NJOFTIMI I PLOTE

Ministri i Drejtësisë i kërkon organit të prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndajtë kallëzuarveMinistri i drejtësisë urdhëron shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Regjistruesit të ZVRPPBerat Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka kallëzuar sot në prokurori kandidatin përdeputet të Qarkut Berat z.

Fadil Nasufi dhe Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimittë Pasurive të Paluajtshme z. Ledian Shehu, për veprat penale të parashikuara nganenet 246 “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, 328 “Korrupsioni aktiv nëzgjedhje”, si dhe 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike osezgjedhore”, të Kodit Penal.

Sipas informacioneve të marra dhe të dokumentuara nga Ministria e Drejtësisë, tëkallëzuarit kanë shfrytëzuar veprimtarinë institucionale të Zyrës së Regjistrimit tëPasurive të Paluajtshme Berat, për qëllime të përfitimit politik në zgjedhje. Gjatë një aktiviteti me karakter politik dhe fetar, z. Fadil Nasufi, në bashkëpunim meRegjistruesin z. Ledian Shehu, kanë bërë shpërndarje të certifikatave për vërtetimpronësie, edhe pse kjo nuk është detyrë e një kandidati për deputet, por ështëveprimtari normale institucionale e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas ligjit, kandidati për deputet as nuk mund të përvetësojë procesin e shpërndarjessë certifikatave për vërtetim pronësie, dhe as nuk mund ta përdorë atë për qëllime tëpërfitimit politik.

Pajisja me certifikatë vërtetimi pronësie, është detyrim për ZyrënVendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe asnjë kandidat për deputet nukka arsye për ta konsideruar këtë veprimtari shtetërore si “meritë” apo “kënaqësi” të tij,për shkak se një veprim i tillë sjell përgjegjësi penale.

Ministria e Drejtësisë, e konsideron thellësisht kriminale dhe të paligjshme, përdorimin eveprimtarisë shtetërore, për përfitime nga komunitete fetare, dhe për pasojë ka kërkuar aplikimin e masave të sigurimit personal ndaj të kallëzuarve, për të parandaluarkryerjen e krimeve të të njëjtit lloj me atë për të cilën referohet në kallëzim.

Ministri i Drejtësisë z. Bardhi, gjithashtu ka urdhëruar menjëherë edhe shkarkimin ngadetyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat z. Ledian Shehu, për shkak se ka lejuarpërdorimin e veprimtarisë shtetërore, me qëllim favorizimin e një partie politike osekandidati në zgjedhje, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe qëllimin e detyrës.Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë,të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të njësubjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhepër ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimitkorrekt të ligjit.

Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancëzero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratësshtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *