Kandidati për deputet tenton të vetëdigjet pasi nuk fitoi zgjedhjet (VIDEO)

Dita

Një person i cili kishte kandiduar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit në Turqi ka tentuar të djegë veten me benzinë ditën e djeshme pasi nuk kishte arritur të bëhet deputet, transmeton Albeu.com.

Kandidati Lutfu Dogru kishte kandiduar në qytetin Urfa dhe kishte marrë vetëm 62 vota.

I zhgënjyer nga rezultati, ai ka tentuar të djegë veten me benzinë ditën e djeshme duke hipur në Kullën e Sahatit të qytetit të tij, prej ku bërtiste se gjatë zgjedhjeve i ishte bërë padrejtësi dhe se ai në fakt kishte marrë 62 mijë vota por i ishin fshirë zerot mbrapa dhe i ishin regjistruar vetëm 62.

Policia ka arritur të bind ish kandidatin për deputet që të zbresë dhe të mos kryej aktin fatal.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *