Kandidati për kryeministër, sot skadon afati i Thaçit për VV-në

J L

Afati kohor prej 48 orësh që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ofroi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të nominuar kandidatin për kryeministër skadon pasditen e sotme.

Menjëherë pas takimit disaminutësh të së hënës me Kurtin, Thaçi tha se kreu i VV-së nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit dhe se kishte vendosur t’i ofronte edhe 48 orë shtesë para se të ndërmerrte veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.

Megjithatë, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, i cili shoqëroi Kurtin në këtë takim tha se Thaçi në asnjë moment nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kandidatit për kryeministër e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Sipas tij, ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm nuk ka bazë kushtetuese.

Edhe njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu deklaroi se dhënia e afatit prej 48 orësh nga ana e Presidentit Hashim Thaçi për LVV për ta mandatuar kryeministrin nuk ka bazë kushtetuese.

Baraliu tha se Kushtetuta e vendit do të duhej të përcaktonte të gjitha afatet, pasi sipas tij po krijohen shumë paqartësi.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *