Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kandidati për President, Bajram Begaj: Përkushtim me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > Kandidati për President, Bajram Begaj: Përkushtim me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës
KryesorePolitike

Kandidati për President, Bajram Begaj: Përkushtim me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës

Ornela
Published June 4, 2022
Share
SHARE

Kandidati për President i Republikës Bajram Begaj ka reaguar para votimit nga parlamenti. Me një letër publike të dërguar ekskluzivisht “BalkanWeb”, Begaj shkruan se ky është nga ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot.

Ai thekson se “Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, por mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për Atdheun”.

Begaj shkruan se “nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë të jem President i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për Atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë”.

“Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtort, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë që kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime e më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë. t’i gjeja në këtë rast.

Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, por mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për Atdheun.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë të jem President i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për Atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine, dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë, Shqipërinë mbi gjithçka. Duke i falënderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediake.

Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk ndryshoj dot këtë edhe po të dua.

Bajram Begaj

Ornela June 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • ROBERT VEVECKA says:
    June 4, 2022 at 4:34 pm

    Zoti gjeneral , ne qofte se ju nuk zbatoni kushtetuten posacerisht per pronat ,qe shkelet nga te gjithe kamaleonet cunat e Ramiz Alise ne keto 31 vite njelloj nga te gjithe , mbajeni mend nga gjeneral do kthehesh ne ushtar . Koha do e tregoje ,shume shpejt .Doja te thoja sinqerisht : kenaqesia me e madhe ne jete eshte te hysh ne histori per mire , ku jo cdo njeri ka mundesine te hyje ne histori .Nuk jam me pseudonim z Gjeneral por jam legal me emer e mbiemre .

    Reply
  • ROBERT VEVECKA says:
    June 4, 2022 at 4:36 pm

    Zoti gjeneral , ne qofte se ju nuk zbatoni kushtetuten posacerisht per pronat ,qe shkelet nga te gjithe kamaleonet cunat e Ramiz Alise ne keto 31 vite njelloj nga te gjithe , mbajeni mend nga gjeneral do kthehesh ne ushtar . Koha do e tregoje ,shume shpejt .Doja te thoja sinqerisht : kenaqesia me e madhe ne jete eshte, te hysh ne histori per mire , ku jo cdo njeri ka mundesine te hyje ne histori .Nuk jam me pseudonim z Gjeneral , por jam legal me emer e mbiemer .

    Reply
  • Ushtari says:
    June 4, 2022 at 5:28 pm

    Si u be nje mjek gjeneral-major dhe shef shtabi????
    Si e pranoi ky kete???????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?