Kandidatit për deputet i humbin mbi 11 mijë euro: Ishin në një qese, kush i kthen ka shpërblim

redaktor

KAVAJË – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Kavajës, ku kandidatit socialist për deputet Vaid Shaba, i kanë humbur rreth 1,4 milion lekë.

Paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës, i cili kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës.

Pasi ka mësuar për humbjen e parave, kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët.

Në këtë njoftim thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Vaid Shaba premton edhe shpërblim për personin që jep informacion që i ka gjetur.

i.b. / dita

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Po qe se shperblimi do te jete mbi 15 miljon leke do te ti kthejne me siguri , te pakten te del qyl qeseja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *