Ndërsa fushata elektorale ka nisur kandidatja për deputete e Bindjes Denokratike Valbona Mezini në takime me qytetarët fierakë nuk e ka kursyer fjalorin për politikanët shqiptarë duke i quajtur “hajdutë”.
Mezini i premtoi qytetarëve se do të bëhet zëri i tyre.
Mjerimi është plagë e shoqërisë shqiptare edhe në shëkullin e 21. Sot shqiptarët jetojnë mbi pasuri por pushtetarët ua kanë marrë të gjitha privilegjet që ua ka dhuruar Perëndia.
Zharrëza është vetëm 6 km larg nga Fieri dhe banorët e saj jetojnë në varfëri ekstreme, edhe pse paradoksalisht jetojnë mbi arin e zi, naftën.
Shteti nuk do tia dijë për ata. E bashkë me shtetin nuk do tia dijë edhe Privati që shfrytëzon puset e naftës.
Banorët në mjerim gjithmonë e më të pafuqi, zgjidhjen e gjejnë tek emigracioni.
Një prej tyre Marius Grembi, emigruar nga mali në Greqi prej pak muajsh, ka lënë familjen e tij pas, në mjerim apsolut. Kandidatët për deputet të Bindjes Demokratike ishin pranë familjes së tij me kërkesë të tij.
Si ai edhe shumë të rinj të tjerë të këtij fshati, kanë emigruar nga mjerimi. Kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini, ishte në disa nga familjet e zonës së Zharrëzës, ku u njoh me problemet dhjetra vjeçare të pa zgjidhura nga asnjë parti politike edhe pse vijnë sa herë ka fushatë, për tu marrë votën.
Askush nuk ua ka zgjidhur hallin, por sot më shumë se dje, ata ndjehen të përdorur nga politika hajdute e korruptuar majtas e djathtas.
Ata I thanë Znj. Mezini se janë papunë edhe pse jetojnë mbi pasuri natyrore, por se ato shfrytëzohen nga “Oligarkët”, duke I braktisur në mjerim. Sot ata ndeshen edhe me shkatërrimin e banesave të tyre përshkak të shfrytëzimit të puseve të naftës pa kriter e me intensitet të përditshëm.
Ata përballen me shkatërrimin e banesave, me ndotjen e ajrit nga gazrat, që u shkakton sëmundje në rrugët respiratore e jo vetëm, shumë prej banorëve me ilaçe që nuk I përballojnë dot kostot për shkak të papunësisë.
Znj. Mezini premtoi se do jetë një zë I fortë për interesat e tyre të nëpërkëmbura nga shfrytëzuesit dhe politikanët e korruptuar që u marin votën dhe I braktisin.
Ajo ftoi ata ti bashkohen ndryshimit me votë dh eta bëjnë Bindjen Demokratike, zërin e tyre në këtë zonë duke mbështetur me votë.