Ekipi i Partisë Socialiste në Tiranë përbëhet nga shumë emra të rinj, edhe pse e 31-ta në lista, Bora Muzhaqi, një e re e angazhuar në kabinetet e ministrive, u shpreh gjatë prezantimit të së martës se Shqipëria nuk mund të ndryshojë nga kafja.
Muzhaqi është fituese nga platforma “ Deputeti që Duam” mendon se askush nuk duhet të ndalet së luftuari.
“Dua të ndaj me ju eksperiencën dhe faktin sa e privilegjuar jam që jam këtu. Pas 7 viteve qeverisje tuaj, jam këtu me ju falë një nisme shumë të bukur “Deputeti që duam”. Shpresoj ti përfaqësoj denjësisht të rinjtë bashkë me ju.
Kam dëshirë që të rinjtë të bashkohen me mua, për të thënë që e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat është duke punuar fort, ne nuk mund ta ndryshojmë Shqipërinë nga kafja, ti vendosim shpatullat punës për të ndryshuar gjërat. Jo vetëm të rinjve, këtë dua t’ua them edhe ju, prindërve dhe gjyshërve tanë, mos ndaloni së luftuari, na duhet mbështetja e të gjithëve. Duhet të vazhdojmë reformat”, u shpreh kandidatja për deputete Bora Muzhaqi.
c.r / dita

O te lumte goja.