Ende mazhoranca nuk jep një emër për Tiranën. I pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jetë kandidate në zgjedhjet e 21 qershorit për kryeqytetin, Meta shprehet se media ka të drejtën e saj të bëjë interpretimet e saj, por ky nuk është argument që justifikon këtë interpretim. Sipas Metës, Kryemadhi është deputete e Qarkut të Lezhës .
I pyetur për riformatimin e KQZ-së, Meta tha se në këtë reformë mazhoranca duhet të udhëhiqet në mënyrë strikte nga ligji dhe jo nga interesi politik për të rënë në pozitat e Berishës para zgjedhjeve që të kontrollojë institucionin ë administron zgjedhjet.
Meta thekson se ndonëse Berisha e kontrolloi KQZ-në totalisht, kjo nuk ishte produktive.
A do të duhet të rifomatohet KQZ-ja në tërësinë e vet qoftë edhe kryetari i KQZ-së në këto kushte ku jemi, kur do të duhet të bëhen edhe ndryshime të nevojshme në Kodin Zgjedhor?
Mendoj që duhet të udhëhiqemi në mënyrë strikte nga Kushtetuta, nga Kodi dhe nga ligji, jo nga interesi politik për të rënë në pozitat e z. Berisha para zgjedhjeve që të kontrollojë tani edhe KQZ-në. Edhe e kontrolloi KQZ-në totalisht, por kjo nuk ishte produktive. Mendoj që duhet të respektojmë kodin në mënyrë strikte ligjore.
LSI-ja a do të duhet ta ketë anëtarin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve fjala vjen?
Nuk është kjo çështja më e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe sa më shumë ne flasim për KQZ-në, sa më shumë tensionojmë situatën për gjëra të tilla, aq edhe më shumë e ulim interesin e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku ata duhet të shkojnë të votojnë për ata kandidatë, që do të zgjidhin shumë probleme që kanë mbetur pezull dhe që janë jetike për një jetë më të denjë në qytetet, komunat tona, bashkitë tona, sepse normalisht tani pas 21 qershorit mesa duket nuk do të ketë më komuna dhe kjo është kryesorja.
Por qasja që ka dëshmuar në kohë KQZ-ja, që ka vendosur edhe mandate, ka vendosur edhe kryebashkiakë apo jo z. Meta?
Mendoj që jemi në një kohë tjetër dhe kjo mazhorancë nuk e ka vullnetin për të vendosur përmes KQZ-së kryetar bashkish. Besoj që kryetarët e bashkisë do t’i zgjedhin qytetarët dhe ata janë i vetmi burim legjitimiteti.
Sa komod ndjehet kjo mazhorancë, në një kohë që ne jemi në një vit zgjedhor, përballë elektoratit të saj z. Meta?
Unë do ta ulja këtë dramaticitetin e zgjedhjeve, që është një vit zgjedhor apo që zgjedhjet lokale janë kaq të rëndësishme, etj. Natyrisht që ka politikanë të cilët përpiqen të mobilizojnë simpatizantët e tyre dhe të krijojnë idenë e një rëndësie të jashtëzakonshme vendimtare politike të këtyre zgjedhjeve, por unë besoj se këto janë zgjedhje fare normale, janë zgjedhje për administratorë vendorë. Këto nuk do të ndryshojnë asgjë në funksionimin e institucioneve në vend. E vetmja shpresë e madhe mbetet që në sajë të kësaj reforme do të ketë një ndryshim cilësor në organizimin e njësive vendore, një efektivitet më të lartë të shërbimeve të tyre ndaj qytetarëve. Absolutisht mendoj se çdo politizim i tepruar është i panevojshëm.
Gjithsesi, janë zhvilluar disa reforma, janë ndërmarrë disa operacione të rëndësishme, kam parasysh këtu aksione të INUK-ut, aksioni për energjinë elektrike apo rritja e disa taksave. A i frikësohet mazhoranca apo të themi më mirë sa i frikësohet mazhoranca rrjedhjes së elektoratit në zgjedhjet e pritshme?
Unë besoj që qytetarët janë të ndërgjegjshëm për shumë reforma që qeveria ka qenë e detyruar të ndërmarrë. Është e rëndësishme që këto reforma të vazhdojnë, që qytetarët të shohin që nuk ka selektivitet, përkundrazi ka drejtësi pasi të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Nuk shihni njerëz të mërzitur nga këto reforma?
Natyrisht që një pjesë e atyre që nuk paguajnë energjinë elektrike mund të jenë të mërzitur, por nuk duhet të jenë të mërzitur, sepse absolutisht në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhen shumë probleme të tjera, që ata kanë dhe qytetarët e tjerë që kanë paguar në mënyrë sistematike kanë. Sepse vetëm duke zbatuar ligjin duke shtuar të ardhurat absolutisht jam i bindur që do të kemi mundësi të shtojmë investime, të përmirësojmë pensionet, të hapim vende të reja pune dhe të krijojmë një shoqëri të standardeve europiane.
Beteja më e madhe si në çdo zgjedhje tjetër vendore, do të jetë ajo për Tiranën. A jemi në kohë për të artikuluar emra konkretë z. Meta?
Unë nuk jam në gjendje të artikuloj asnjë emër, as për Tiranën dhe për asnjë njësi tjetër dhe nuk kam pasur mundësi që të mendoj. Dhe jam i bindur që do të ketë në këtë proces gjatë muajve që vijnë shumë emra dhe ky është një proces normal.
LSI-ja do të jetë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës?
Në çdo rast të gjitha partitë marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk është më e rëndësishmja se kush do të jetë, si do të jetë, i kujt do të jetë. E rëndësishme është që Tirana të marrë frymë lirisht dhe të ecë në rrugën e modernizimit të saj, sepse shumë gjëra kanë mbetur ashtu siç ishin.
Rama ka publikuar një foto të znj. Kryemadhi në profilin e tij në “Facebook” para pak javësh dhe media në fakt e ka komentuar si një katapultim që z. Rama kërkonte të bënte për znj. Kryemadhi si një kandidate e mundshme për Bashkinë e Tiranës. Ju si do t’i cilësonit këto komente?
Media ka të drejtën e saj të bëjë interpretime, por kjo nuk është një argument që justifikon këtë interpretim. Z. Rama e ka si praktikë që publikon foto të ndryshme, të individëve të ndryshëm dhe kjo është një gjë normale, është një lloj hobi i tij. Znj. Kryemadhi është deputete e Qarkut të Lezhës .
(Me shkurtime nga Vizion Plus)

shume bukur
Likja te integrohet si president
kurse monika te integrohet si kryeministre ,
Le te integrohemi si familje , ne familjan europiane
lidhur me Moniken, them ate qe mendoj une personalisht.
LSI ne te vertete nuk e do Tiranen sepse nuk e merr dot.
Por ata e njohin mire sa e efektshme eshte arma e presionit me Ramen.
Meta do ti kerkoje Rames Tiranen qe ne fund te marri ate qe do realisht.
Dhe ajo qe do realisht jane qytetet kufitare dhe portuale, sepse aty ka shume levizje interesash.
edhe djalli le te kanditoje vetem lulush-tramiway jo ku bir bushtre berish-bash=enver-ramiz
edhe monika i duhet tiranes
Ky me Berishen nuk e ka bo divorcin perfundimtar, pavaresisht deklaratave gjasme kunder tij. Vjen ndonji 1 prill tjeter e Rame ngel me gisht ne goje, se ia moren doren tia shesin sapunin per djathe ktij populli injorant
Gjithe pushtetin e ka Meta
Rama do vetem te jete kryeminister
nuk i plas per askend tjeter.
Nese Meta do Moniken ne Tirane, do behet.
o komentues
moa ia fusni pordhes dhe ju se ngelet duke shar Meten
Nuk ka politikan te perkryer en bote.
Dhe une jam i bindur qe me mire meta ne qeverisje se Rama
Ka vendosmeri, nuk braktis njerezit rrugeve, ak komunikim, vizion, strategji
Dhe ka treguar qe eshte burre i forte.
Se nderhyri te Dritan Prifti per nje biznesmen nuk ka bere ndonje krim te madh.
Gjithe politikanet, ambasadoret, etj, ku te doni ju nga SHBA ne Afrike perfaqesojen interesa biznesesh.
Po nuk e kuptuat kete, nuk keni kuptuar asgje nga bota
o eliot a nuk me thua
21 janari a u be per Meten??
nuk e di cfare eshte 21 janari per ty zoteri
Une di te them qe 21 janari nuk eshte protesta per Meten, por vrasjet e Saliut
Ndryshe dhe daten do ta kishe harru tani
Po qe kshu,mere dhe per darke meten,dhe harrojme 21 janarin
Popull lecke
Edhe tani maloku e ka fajin qe nuk e fusin ne burg Liken?!?! Vajmedet!!
AJO DIHET, META ANULLON GJITHSHKA PO ERDHI PUNA TE VUAJ BURGUN 10 VJECAR QE I TAKON PER HAJDUTERITE QE KA BERE.
E pse te mos jete LSI ne Tirane?
Kur Meta ishte kryeminister prishi kioskat dhe shpetoi tiranen nga muti
nese eshte serioze kjo thashethemnaja per Moniken, une ia jap voten time
kujt i thote “taktika elektorale” ky?
apo si ti fusi uje nen rrogoz ktij budallait te gjate t PS???
O Ilir Meta,ti je politikan dhe njeri qe ben vetem mire!Bravo te qofte!
Bora cfare ben ai???
i ben drejtoresha te gjitha
pastaj ato integrojne ca te tjera jo me bllok vetem me ca ore seks
mos bej pyetje te tilla dhe ti Era 😉
Meta ndër të tjera ka njohuri.
Se diskursi politik është shumë i dobët në Shqipëri dhe i dominuar nga pak personazhe që janë të vetmit që shprehen publikisht.
Ndoshta deputetët tanë duhet të mësojnë të flasin e të shkruajnë qartë e bukur publikisht e të japin mendime edhe jashtë parlamentit.
ju gazetarete ap komentusa mundete te na thoni kush ja dha kete fuqi ketij deshtaku poshtersise se qeverise qe shkoi deshtimite totale si parti s[dhe dhenjes funde te shqiperis kapitullimin me uljene kokposhte te flamurit te kombite kush e thote ky pa elektortae eshte kaq i fuqishemeper ke punone kaq forte kundra shqiperis
Zoti kryetar! Jepiani fjalen ish-kryeministrit sa here qe te doje se pse keshtu ai shperfytyrohet edhe me shume ne syt jo vetem te atyre qe votuan per ta hequr qafe nga drejtimi i qeverisjes por edhe tek pasuesit e tij .Njerzit e mencur nuk kthehen ne kloun por e gjejne veten ne pune shoqerore,shkencore dhe familjare.Kete nuk e kupton Sali Berisha.Koha e tij ka mbaruar.
Parimisht une e gjej te drejte llogjiken qe perdor Ilir Meta.
Keshtu duhet te jete kur ke te besh me nje Opozite qe ju permbahet rregullave themelore te nje shoqerie dhe lufton qe kjo shoqeri te te udhehiqet nga vullneti shumices.
Por ajo qe nuk kuptoj une tek qendrimi Ilir Metes eshte :
PSE ILIR META NUK PERFSHIHET TOTALISHT ME QENDRIMET E TIJ DHE TE FORCES SE TIJ POLITIKE , QE TI JEPET FUND KULTURES SE PANDESHKUESHMERIS NE SHQIPERI …
Sali Berisha me politiken e tij, me lejimin e Piramidave, ja piu dhe ate pak gjak qe kish populli shqiptar, duke e vjedhur brutalisht ne nje mase prej miliarda dollaresh dhe akoma me shume duke larguar keshtu investimet dhe kursimet e shqiptareve te emigruar nga Atdheu Mëmë, Shqiperia.
1997-ta per faj te ketij politikani donkishot beri qe te fitonte kaosi dhe te humbnin jeten shume shqiptare!
Gerdeci, 21 Janari, vrasjet mafjoze te shume shqiptareve i ngarkohen direkt dhe indirekt Baces se Krimit.
Konkretisht , jeni ju zoti Meta per ndeshkimin nga drejtesia te ketij Krimineli apo do ta lejoni tu bej thirrje shqiptareve per te permbysur rendin kushtetues , siç ka bere shume here thirrje edhe pas termetit te 23 Qershorit?
A do ta lejonte kush nje Politikan ne Gjermani, Angli, Shba, te bente te tilla thirrje si Sali Berisha?!…
Kesaj pyetje te na i pergjigjet ne radhe te pare Ilir Meta….
Dhe ti lere leksionet e demokracise, se shumica e shqiptareve jetojne ne vende te verteta e te perparuara demokratike dhe e dine me mire se Ilir Meta se çfare eshte sundimi Ligjit dhe Demokracia!….
parimisht dhe une dua nje pergjigje nga deputetja e Lezhes
Pardje nje femije 15 vjec, vetem 15 vjec u vetevar ne Lezh
kishte lene shkollen se i duhej te kulloste bagetite ,pastaj i qe merzitur jeta
di gje deputetja ne fjale per kete ????
para disa kohesh pikerisht ne kte gazete shkruajti nje pamflet ku deklaronte angazhimin e saj per adoleshentet
parimisht kerkoj qe ne …Kokepalareve te na jap spjegime .
Ka edhe qeveri pergjegjese, edhe kryeminister, jo vetem deputetet. Ka disa deputete qe nuk pyeten fare nga ministrat per zonat e tyre.
Ju te DITES dicka dini, ndryshe nuk shpjegohet ky pompozitet i kesaj teme..,per Liken sbesoj te jete ndoj i terhequr shum per histori dhe te flas me gjuh te koduar..per piktorin eshte e padiskutushme qe i njeh mire keto labirinthe…gjithashtu edhe doktorin e terheqin keto enigma ..Jo me kot imitoj kur erdhi ne pushtet per her te par Berisha nji gjeneral romak Cincinatin i cili kush ngrinte kok kunder Romes i asgjesonte,por nuk merej me politik ja linte politikanve drejtimin e Romes,gjeneralin romak e admironte dhe XHorxh Washingtoni,patjeter qe kjo perkthehet keshtu qe ja sugjeruan amerikanet Berishes sps qe te behesh burr shteti duhet te ecesh ne gjurmet e burrave te medhenj ..gje te cilen Berisha u tregua shpirt vogel ala oriental…dhe per fat te keq te gjithe ato qe kan PAS FATIN TE DREJTONIN VENDIN ton jan sjell si orientale sidomos te Likja eshte shebelltyra me perfekte qe perfaqson orientalizmin,edhe Edi Rama lufton me vetveten sps e urren orientalizmin por qe nuk i ka shpetuar dot ketij helmi magjik..i bukur krahasimi qe keni bere por nuk i pershtet sps keto kan hyre Rome.Ndoshta do i pershtatej nji shembull me radikal aleanca e Visgoteve me ROMAKET kunder barbarit Atila..
Meta desheron ne rastin me te mire te jete sherbetor i qytetarit.
Ne se sherbetor quhet ai qe merr zarfin / perqindjet, numron leket / eurot i con deri tek kasaforta
ose ne konto bankare atehere ky ja ka arritur qellimit.
Aq sherbetor eshte Meta sa merr mundimin te beje dhe pazar si ne rastin e videos me Priftin per te miren e qytetarit.
Kush pret vizion te ri ne drejtimin e vendit mund te ndrroje vetem ngjyren e zarfit.
Brenda nuk nderron asgje pervec ndoshta prerjes se monedhes.
Fatkeqesisht per Shqiperine, ky hajdut po behet gati te marre dhe Romen Shqiptare.
Bravo Tomorri.
ore.e ka vilen ne gjirin e lalezit akoma ky apo e ka shitur per te shlyer kredine?
I bashkohem komentit te N.Vjosa
TE NDERUAR BASHKOMBAS , NE SHOQERITE E LIRA FATI I VENDIT ESHTE NE DUART E QYTETARIT TE LIRE DHE JO TE QEVERITARVE TE KORRUPTUAR.
Natyrshem qe z Meta nuk i interesojne reformat e thella dhe shtet formimi por nuk e merr guximin qe ti bllokoje hapur nese Rama e ka vullnetin per te bere reforma te thedha ne te tera fushat pasi shteti shqiptar aktual i njgan atij thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte.
Si rregull ligjet i inicon Qeveria si projekt ligje i dergon ne zyren e Kryetarit te Kuvendit (Metes) dhe Meta i dergon neper komisione parlamentare sipas fushes se caktuar.
A ka donje ligj qe Meta e mban te bllokuar ne sirtar dhe nuk e ka derkuar ne Komisione dhe a ka ndonje projektligj qe Rames ja kane bllokuar ne komisione.
Kete duhet te thote Rama. Kete I duhet kerkuar Rames qe ta thote.A duhet te spjegohet Rama se perse i prishi relatat me Toni Bler dhe perse akoma nuk eshte hapur ne Tirane zyra e eksperteve te Toni Blerit, dhe a do hapet kjo zyre. Dihet qe Rama gjate fushates e perdori me efikasitet figuren e madhe te Toni Blerit dhe mire beri . Apo i duhej sa per te nderruar karrocen me Berishen dhe jo me tej ne funksion te shtetformimit e implementimit te demokracise.
Perse refuzoje ta takonte Ramen gjate vizites se tij ne Tirane Jonathan Moore zyrtari i larte i departamntit te shtetit nje rast pa precedent n mardhenjet shqiptaro-Amerikane ne 23 vitet e fundit dhe Rama hesht per publikun shqiptar.
Mua si qytetar shqiptar me shqetson fakti se zyrtari I larte I Departamentit te Shtetit refuzoje ti jape doren Kryeministrit te shqiptareve gje qe perkthehet per pasoja dhe ndikime ne madhenjet strategjike per Shqiperine e Shqiptaret , Shqiperi-Amerike pasi po te ishte per personin e Rames as qe do e diskutoja fare.
Sipas mediave dhe deklaimeve te vete Rames gjate kohes se krizes e protestave kunder LHL z Rama ka biseduar tre here me Sekretarin e Shtetit z John Kerry ku po sipas mediave ne njeren nga keto biseda z Kerry I ka propozuar Rames qe do vinte ai per tju folur shqiptareve. Se pari duhet pyetur Rama a eshte e vertete nje pohim I tille?. Se dyti perse Rama e refuzoje nje kerkese te tille.
A ka z Rama nje koment per viziten e fundit te Ambasadorit Amerikan ne zyren e Berishes dhe a po levizin partneret nderkombetare per nje spostim te mundeshem te Rames nga kreu I ekzekutivit pasi cdo gje praktikisht eshte e bllokuar ne Shqiperi.
A shkon ne linje me kete logjike edhe orjentimi I Rames per te punsuar militantet socialiste ne zyrat e Partise Socialiste duke anashkalua ligjin per sherbimin civil dhe nje kthim mbrapa tek partia shtet ku partia te punsonte e denonte.
Te tera keto jane enigma qe duhet ti ndricoje Kryeministri shqiptare pasi kane ndikim te drejteperdrejte tek jeta e cdo qytetari shqiptar dhe me gjere ndikojne ne ceshtjen kombetare te shqiptareve dhe ne partneritetin strategjik te shqiperise e shqiptareve.
Persa I perket angazhimit qytetar te shqiptareve ne rrjetet sociale por edhe me tej eshte nje domosdoshmeri dhe duhet nje angazhim sa me I madh ne funksion te mireqeverisjes jashte cdo idologjie e indoktrinimi enverist, berishist apo komunist pasi jo vetem jane inproduktive por edhe te demshme per afrimin e Shqiperise me perendimin.
Ndihma e partnerve nderkombetare natyrisht qe nuk ka munguar por edhe duhet kerkuar ne Washington e Bruksel nepermjet kontakteve e njohjeve personale te gjithsecilit por edhe me e-melia ne keto institucione te rendesishme te politikberjes globale si presion I drejteperdrejte mbi institucionet shqiptare per te zbatuar lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne Shqiperi.
Nje pushtet qe nuk zbaton e respekton Kushtetuten e vendit dhe lirite e te dretat themelore e universale te sanksionuara me se miri ne Kushtetuten e Shqiperise eshte nje pushtet ilegjitim e respektivisht anti shqiptar.
Inicimi per te organizuar forume intelektualesh jashte politikes e ideoligjizmave ne te mire te Shqiperise e shqiptareve ne te mire te implementimit te sistemit demokratik funksional ne Shqiperi si garanci e vetme per te afruar e integruar Shqiperine me perendimin Euro-Atlantik eshte nje ide mese e dobishme qe me pak kontribut te gjithsecilit mundet ti biem Atdheut nje sherbim te madh pak rendesi ka vendi I banimit ne Shqiperi apo diaspore.
Te nderuar shqiptare tashme dihet se sistemi demokratik capitalist eshte system funksional qe ka prodhuar mirqenje, ligj, drejtesi, dinjitet njerzor ne ato vende ku eshte implementuar e zbatuar dhe per kete mendoj se shqiptaret tashme ne shumice jane te bindur.
Nese te tere ne se bashku nuk kerkojme nga qeveritaret tane sot neser dhe pasneser I kemi votuar apo jo nuk a rendesi fare qe te punojne konforme parimeve dhe vlerave te shoqerive perendimore ne funksion te ngritjes se shtetit demokratik funksional ne sherbim ne te drejta e ne mundesi te barabarta per cdonjerin qytetar te Repuplikes se Shqiperise te jeni te bindur se do kemi nje sundimtar te radhes pasi eshte shume me lehte te jesh sundimtar sesa lider vizionar I nje shteti demokratik e shoqerie te lire.
Eshte ne doren e qytetarve shqiptare tashme ne kushtet e globalizmit e internetit ku pothuaj gjysma e shqiptareve jetojne ne perendim perkohesisht apo ne menyre permanente qe ne Shqiperi te vazhdojne sundimtaret duke e shkretuar e zhytur ate vend te bukur e me resource ne lluce e nen kembet e fqinjeve grabiqare sic ka ndollur gjer tani apo te madatojme lidere politik e shteterore me vision e ne sherbim te demokracise, Shqiperise e natyrshem ne sherbim te qytetarit shqiptar.
Shekspiri I madh ka thene” Bota eshte teater e njerzit jane aktore , mjere ai qe nuk luan rolin e vet” Kjo vlen edhe per popuj e kombe.
Ajet Delaj
New York
ilir meta eshte pjese e Katovices ,se krethemeljes 23 vjecare te shtetit te shqiptareve; qe ne zanafillen e ketij pakti antikombetar.
Keshtu qe me apo pa rubikonin eshte nje humbje e vertete kohe,,,,te merresh me te.
E kam fjalen vetem per njerzit qe jetojne me djersen e tyre ,pertej jargavitjeve klienteliste dhe kriminale me kodosh-partite.
lora (y) !
Paradoks| krye hajduti, behet kryeliberator. Po eshte kancer, per te majten. Do zoti, t’ja presin metastazat.
Nuk ka te bej ketu katovica.Problemet jane tejet te nderthuera per ti shpetuar pasojave qe veprimet e tyre kan shkaktuar. Ilir Meta eshte ne pozicionin e gjetur te ekujlibrimit te te gjith faktorve te cilet jan gati te shperthjen. 21 Janari erdhi. Kush tuhet ti unifikoi keto probleme pervec Ilir Metas. Ne se shperthen ne krahun e djathte ateher inercia nuk dihet se ku do te ndalet.! Pra Iliri eshte celsi i ketyre problemeve ne se do te shperthejn do te behen me lejen e Ilirit, ne se do te mbulohen akoma me shume se c`jan mbuluar ateher edhe keto do te behen nga dora e Ilir Metes. Pra Katovica nuk ka te bej fare.! Ketu ka te beje faktori interes qe ka prishur ter shqiperin dhe para interesave nuk eshte llogaritur asgje ase shtet, ase kombe, ase parti dhe ase shoqeri.Pore vetem intersa te tyre.!
Monika kryebashkiake e Tiranes?????
Krushqi me Jovan Bregun dmth 🙂
Une nuk ja ve fajin opingarit te Skraparit,as dje dhe as sot.Ai qe ve qetsine perpara se te
gjykoje jep gjykim deri diku te sakte. Per hir te jetes qesharake politike shpellari i afroi
bashkpunim opingarit duke u tallur me te gjithe votusit e ndershem te demokratikes.
Pas kesaj gjeje qesharake,kallami i gjat i rilindjes ja remben shpellarit,opingarin e Skraparit
duke u bene se bashku per qeverisje.Dhe kallami i gjate e beri kete per hir te jetes qesharake politike…. nuk do koment. Kallami i gjate ju hodhi gjith pluherat ne koke te gjith
votuseve te ndershem socialist,qe nuk e pranonin kete gje jo te ndershme.
Me mire pa pushtet dhe me nder,se sa me pushtet dhe i xhveshur nga nderi.
Opingari i Skraparit eshte kampioni per te mesuar se kush eshte … Shpellari dhe kallami.
Cfare retorike Ben Ajeti ! Shkruaj me shkruaj me shkruaj me shkrurt bre Burre. !!!
….Pika qe s’i bie se nga gruaja rron!
Meta asnjehere nuk ka patur ‘ informacion ” se c”ben Monike Kryemadhja, as tani nuk ka pse te kete. Mire do ish bile qe Iliri te merrte mbiemrin e Monikes se i shkon shume, te quhej Ilir Kokmadhi.
nuk ke informacion qe jotshoqe do kandidoj per bashkin e Tiranes !!!! nuk flini me bashk ?? apo ke filluar te flesh me Saliun tani .
une votoj moniken per tirane
U shtua edhe nje KOKELOPE nga familja e Like Floririt.
Po s’ke informacion lexo Lajmet…Dmth me kete pergjigje lakonike(&hamletike)po konfirmon qe zerat nuk qenkan pa baze e se “deputetja e Lezhes” nuk te paska informuar akoma se cfare ke vendosur ti me Ramen per bashkine e Tiranes.Parti e madhe ju, sa partia komuniste e Kines, qe deputeti i dergon e-mail kryetarit dhe ky e lexon pas nje viti se la shume rradhe.Ama c’ ja fut kot!
Turpi i vendit ne se Monika Kryemadhi behet Kryebashkiake e Tirane.
Zonja Liljana Hoxha ne Emisionin Fokus te zotit Robert Papa ka thenë :Jozefina Topalli Djana Çuli,dhe Monika Kryemadhi jane te piketuara nga Ramiz Alia qe te bejne karjer,
NGA KRYEVOGLI I SALI KOMUNISTIT TEK KRYEMADHI I LIKE FLORIRIT
Ketij i thone rotacion pushteti vendor dhe Likja i LSI-se hiqet si nuse e VIRGJER me seder dhe ben sikur nuk e do Moniken si Kryearketare te Bashkise me te pasur te Shqypnise, nderkohe qe para do kohe i bente pazaret e rryshfetit ne zyren e vet si magjyp hindie qe e pa gjithe populli me videon e Dritan Tradhetarit. Ketu lind pyetja thelbesore:
PSE KOMUNISTET E DUAN PUSHTETIN PER TE GJITHE FAMILJARET E TYRE?
A do te kandidatoje Monika per Tiranen ?Kete e di vetem ajo dhe askush tjeter.Po iu ngreh po,po iu shkreh jo.Kaq.
Ate e di vetem Monika.
Maskaralliku i radhes nqs kjo do jete e vertete. LSI nuk i mbetet me njeri pa pune. Po e beri PS kete, une dhe gjithe fisi(rreth 30 vota) …..nuk do shojme me ne votime.”Like floriri” duhet te japi llogari dhe jo te rrembeje poste te rendesishme per te vjedhur dhe rehatuar millitantet. Aleancat ne biznes te “Likes” jane me LULUSHKEN dhe HYSENBELLIUN……kujdes Edi Rama se po ta fut “LIKJA” nga SRAP-ari …… more fund. Ai ta ka me hile?
Kujdes duhet te kesh ti o banor i cfilitur i kryeqytetit, se pazaret politika i ben sipas interesit dhe jo sipas deshires se njerit qytetar apo tjetrit.
Nqs. je i bindur per ato qe mendon dhe thua, dhe per kete s’kam dyshim fare, atehere mblidhi koke me koke ata te aferm dhe shpjegojau se pse nuk duhen zgjedhur me ne te ardhmen.
Deri ketu cdo gje ne rregull, por ajo me te cilen une nuk pajtohem me njerez naiv eshte se s’i te shkosh, e si te mos shkosh ne votime, votat tuaja do t’i numerohen nje grupimi politik, se keshtu eshte praktika e punes e njohur deri me sot.
VOTA ESHTE E SHENJTE, dhe cuarja e saj ne kutine e duhur ndikon direkt ne te ardhmen tende dhe te familiareve te tu.
Kush nuk merret me politike jeton vetem sa per t’i bere hije tokes, keshtu qe rreshtoi ne kolone ata 30 vete dhe zgjidhe kutine jo sipas reklames, ngjyres apo “rekomandimeve” qe te japin te tjeret, por sipas asaj qe t’a thote mendja se mund te sjelle ndryshimet qe t’i i enderron.
Ke degjuar gje per trekendeshin e Bermudes? 🙂
BURG BURG BURG
PER KETA TE DY DHE GJITHE QENTE E LSI-SE.
DUHET TE NA VIJE TURP NGA VETJA QE LEJOJME TE NA QEVERRISIN KRIMINELE TE TILLE.