Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra ka kaluar me sukses vettingun.
KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Dibra mëngjesin e së martës.
Prokuroria iu nënshtrua procesit të vettingut më 20 qershor.
Në raportin e ILDKPI, Behar Dibra thuhet se ka bërë deklarim të saktë dhe jo të rremë të pasurisë.
Ndërsa sipas KPK, DSIK raportoi se prokurori ka plotësuar me saktësi formularin e figurës, ndërsa nuk ka të dhëna për kontakte me persona të krimit.
KLP dorëzoi një raport ku thuhet se ka aftësi në interpretim dhe arsyetim ligjor, me veprime të sakta.
Behar Dibra është kandidat për të qenë pjesë e SPAK.
e.t./dita

Sillni njerzit nga perendimi lerini Dibren Shkodren dhe Puken