Fëmijët jetim janë shtresa më e vuajtur e kësaj shoqërie.Fëmijët jetim janë ajo shtresë e shoqëris që në këto 20 vite nuk ka gjetur përkraje nga askush,madje as nga institucionet shtetërore..Ne sot nuk e dimë se sa femijë jetim ka në shqipëri? Fëmijët jetim janë shtresa më e përbuzurë nga autoritetet shtetërore,por fëmijët jetim janë shtresa më e dashur e qytetarëve shqiptarë…
Fëmijët jetim janë lënë në mëshirë të fatit..Ne sot duhet ti ndimojmë ata..Në këtë 100 vjetorë po flitet për gjithcka madje dhe për tradhëtarin Ahmet Zogu,po kurrësesi për jetimët.. Fëmijët jetim kanë nevojë për ndimën tonë, e për përkujdesjen shtetërore,por jo, ne kurrë nuk e kemi mëndjen tek ta.
Fëmijët jetim janë ajo shtresë e shoqërisë, e cila kurrë nuk ka thirrur fjalën mama, baba, ose që nuk e thërrët më kurrë. Fëmijët jetim që janë nëpër shtëpite e fëmijëve nga jugu në veri kushedi sa herë flenë me barkun bosh. Fëmijët jetimë në këtë 100 vjetorë meritojnë më shumë vëmëndje….Meritojnë më shumë vëmëndje nga ne të gjithë. Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 5 milion Euro i cili po administrohet nga një komision ndërministror për aktivitetet e shumta që do të organizohen për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Si eshte e mundur qe kremtimi i 95 – vjetorit të krjimit të Strehës së Parë Vorfnore që daton më 28 Nëntor në ditën e Pavarësisë, të mos shikohet me vëmendje nga shteti? Mos harrojmë se kjo ngjarje është pjesë e rëndësishme e të tërës histori të 100 viteve te fundit të shtetit shqiptar. Ky komision ndërministror nuk e ka fare në axhendën e vetë këtë kremtim. Nëse do të shikosh se sa e emancipuar është një shoqëri, shiko me vëmendje sesi i trajton shtresat në nevojë,e ne kete rast fëmijët jetimë.
Email nga adresa: [email protected]