Kanë shanset për të bërë shtetin ligjor

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje stafi drejtues i gazetës DITA!  Kjo mazhorancë ka shanset për të bërë shtet. Këtu tek ne nga viti 1912-2013, kanë kaluar 45 qeveri. Dikur vite më parë në një dasëm ku motra po martonte të vëllanë e saj, motra i këndonte vëllait kështu: “Hidhe vallen shtruar-o, or bukuroshi  i motrës-o.” Nusja e dëgjoi këtë këngë dhe filloi të këndonte: “Mos e mburr dhe mos e lavdëro, se nesër mbrëma do ta shoh!” Si për çudi kjo nuse qëndroi me këtë burrë vetëm 2 ditë, duke i lënë burrit një letër të shkruar kështu: “Lamtumirë mori shoqe, se burrat këtu nuk paskan ko….”

Pra e dashur gazeta DITA, kanë kaluar kaq qeveri dhe ne kemi mbetur këtu në mes të Europës si delja e zezë në mes të deleve të bardha. Ngado që t’i biesh, këmbanat bien për z.Rama, sepse ka shanset për të bërë shtetin ligjor.

E para të jetë i kujdesshëm në përzjedhjen e drejtuesve nëpër dikastere duke i kaluar të gjithë në një sitë. Çfarë mbetet sipër sitës le të shkojnë ke shtëpia e vet, sepse zyrat e shtetit nuk janë bamirësi. Ky ishte mendimi im si qytetar i këtij vendi.

Jemi popull i shumëvuajtur! Na ka djegur qumështi më parë dhe ndoshta detyrohemi dhe i fryjmë kosit sot! Kemi besim tek z.Rama, le të përdorë eksperiencën e tij si kryetar bashkie i Tiranës. Të shohim në ditët në vazhdim. Suksese. Me respekte, Ali Gjoni, Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *