Kanella përdoret gjerësisht në ëmbëlsira dhe aroma e saj është e pangatërrueshme. Por përveçse një aromatik shumë i mirë, kanella ka edhe plot efekte pozitive në organizmin tonë. Ajo është një antioksidant shumë i mirë, që lufton kolesterolin. Janë të njohura aftësitë e saj antibakteriale dhe antiseptike, madje kanella njihet për efektet pozitive edhe te sëmundje si diabeti apo problemet e tretjes.
Ndikimet pozitive
Kanella është një antioskidant natyral, i cili stimulon qarkullimin e gjakut dhe lufton kolesterolin. Në mënyrë të veçantë, këtë proces e bëjë të mundur substancat e emërtuara tanine, të cilat gjenden në vajin esencial.
Polifenolet janë substanca të tjera në përbërje të kanellës, të cilat kryejnë një funksion të ngjashëm me insulinën. Pikërisht prania e tyre është arsyeja që e bën kanellën një armë të fortë kundër diabetit.
Kanella jep ndjesinë e ngopjes, çka e bën atë ideale kundër urisë psikologjike. Ajo mund të përdoret në masë të madhe në ushqime, nëse jemi duke ndjekur një dietë për të rënë në peshë.
Kanella ka veti antibakteriale dhe antiseptike, në mënyrë të veçantë ndikon në rrugët e frymëmarrjes. Ajo stimulon sistemin imunitar, duke qenë kështu efektive në parandalimin e gripit apo ftohjes.
Kanella eliminon bakteret. Një studim i kryer në Gjermani doli në përfundimin se kanella arrin të neutralizojë bakterin Escherichia coli dhe kandidën, i cili shkakton infeksionet vaginale.
Ajo mund të përdoret si dezinfektues i plagëve, të cilat pasi janë pastruar mbulohen me kanellë.
Efektet anësore
Ndikimi negativ i kanellës mund të vijë në rastet e abuzimit me sasinë e saj. Por duhet pasur parasysh se në vajin esencial të kanellës gjendet kumarina, një substancë që mund të jetë toksike për mëlçinë dhe veshkat. Për këtë arsye, konsumi i vajit të kanellës nuk këshillohet për fëmijët nën 7 vjeç.
Ndërsa nëse përdoret në lëkurë për lehtësimin e dhimbjeve muskulare, vaji i kanellës mund të shkaktojë irritim. Nuk këshillohet përdorimi gjatë shtatzënisë, pasi mund të ndikojë në zhvillimin anormal të fëmijës. / Gazmira Sokoli
Aman rendon melcine!
DIsa informata shtese per efettet ansore te perdorimit te kanelles
kunder kolesterolit.