Kanos me sopatë oficerin e antidrogës, pranga 28­vjeçarit

Dita

Policia e Peshkopisë ka vënë në pranga sotnnjë person i cili ka kanosur oficerin e antidrogës për shkak të detyrës.

Sipas njoftimit zyrtare bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Erald Cibaku, 28­ vjeç, banues në Peshkopi, pasi, në vendin e quajtur “Ish shtëpia e pritjes”, në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas përmes një sopate ka kanosur seriozisht për vrasje për shkak të detyrës , Specialistin e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër , oficerin e policisë N.S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjet Sopatë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *