Një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia për kanosjen me armë të një personi. Policia vuri në pranga shtetasin Elis Mustafa, banues në Tiranë.
Blutë raportojnë se arrestimi i ti u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e “Barrikadave”, pas një telefonatë të bërë nga shtetasi I. T, se ndihej i kërcënuar dhe po kanosnin seriozisht për jetën.
Patrullat e policisë shkruan menjëhere në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e shtetasit të siperpermendur, të cilit ju gjet dhe sekuestrua pa leje me një pistoletë model “Zastava”, me fishekë.
Gjithashtu, sipas bluve, u konstatua se ky shtetas e ka goditur ne pjesë te ndryshme te trupit dhe në kokë me qyten e pistoletes së sekuestruar.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë per vepren Penale Te “Armembajtje pa leje “dhe “Kanosje “”Plagosje te lehtë”.

