Pesë persona kanë përfunduar në prangat e efektivëve të Shkodrës pasi akuzohet se kanë kanosur me armë zjarri një shtetase gjermane.
Burime të policisë thonë se dy ditë më parë, gjermanja me iniciale A.T. 23 vjeçe ka bërë kallëzim në Komisariat, se është kanosur me armë zjarri nga 5 shtetas që lëviznin me një automjet.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u identifikua mjeti me 5 shtetasit e dyshuar si dhe u arrestuan në flagrancë:
– Ersid Hasaj, 25 vjeç
– Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç
– Bashkim Buraniqi, 24 vjeç
– Armen Lisaj, 25 vjeç
– Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç -Shkodër
Këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen A.T.
Ersid Hasaj akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje “, ndërsa për veprat penale “Kanosja” dhe “Moskallëzim krimi” akuzohen Shpëtim Buraniqi, Bashkim Buraniqi, Armen Lisaj dhe Shuajp Molla
