Kanye West fyerje seksiste ndaj Taylor Swift në këngën e re

redaktor

Kanye West kundër Taylor Swift. Taylor Swift kundër Kanye West. Duket se mes dy këngëtarëve ka nisur një betejë e vërtetë pas fyerjes publike që West i bëri të enjten, gjatë prezantimit të koleksionit të tij të tretë, Yeezy Season 3, në javën e modës, në New York.

Duke përfituar nga ky moment, Kanye West ka prezantuar edhe albumin e tij të ri ‘The Life of Pablo’.

Reperi i famshëm ka kënduar pak rreshta nga kënga ‘Famous’ ku duket se sulmi ndaj Swift është i drejtpërdrejtë: «I feel like me and Taylor Swift might still have sex / Why? I made that b-tch famous» (Ndiej se unë dhe Taylor Swift mund të bëjmë prapë seks. Pse? Atë k… e bëra unë të famshme).

Në fund West la të kuptohej se ishte një shaka dhe se kishte marrë aprovimin e këngëtares, por stafi i yllit të popit ka reaguar menjëherë duke deklaruar se Taylor nuk ishte fare në dijeni të ekzistencës së asaj strofe, të cilën e kanë cilësuar mjaft fyese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *