Kanye West i del në mbrojtje partneres

anazapta

Kjo javë nuk ka qenë nga më të mirat për çiftin Kim Kardashian – Kanye West. Një pasdite e qetë te fizioterapisti përfundoi në sherr, pasi Kim u sulmua verbalisht nga një 18-vjeçar. Fjalë aspak të sjellshme përdori i riu, të cilat e detyruan West të përdorte grushtat.

“Negër” ndaj këngëtarit dhe “Të vras k…” ndaj Kim, ishin disa nga fjalët e agresionit verbal të të riut. I fshehur midis paparacëve, djali nuk nguronte të nxirrte banalitete, ndërsa Kim dhe Kaney zbrisnin nga “Hummer”-i tyre për takimin e përjavshëm të Kim te fizioterapisti.

Pas përfundimit, ata e gjetën djaloshin të ulur në pritje të çiftit. Në këtë moment Kanye nuk u mendua dy herë për t’i dhënë një dru të mirë, ndërsa Kardashian bërtiste: “Kemi regjistruar gjithçka”. Msohet se i riu e ka paditur West për dhune fizike, i cili tashmë po hetohet në liri nga policia e Beverly Hills.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *