Kaos në aeroportin e Kabulit për të siguruar një fluturim, turma shtyp për vdekje 4 gra

Edlira Shehu

4 gra u shtypën për vdekje nga turma në aeroportin e Kabulit gjatë ditës së shtunë, në një kohë kur mundësitë për evakuimin e civilëve vendas po ulen nga dita në ditë, kjo edhe për shkak të rrethimit të zonës nga talibanët.

Skenat e kaosit u rikthyen edhe një herë në aeroportin më të madh të vendit, pas njoftimit të ambasadës amerikane që iu kërkonte shtetasve të saj të qëndronin larg dyerve të tij për motive sigurie.

Sipas mediave ndërkombëtare, temperaturat e larta dhe shtyrja e herëpashershme e turmës kur shikon një avion të ulet në pistë rrëzoi shumë njerëz në tokë pa ndjenja, 4 prej të cilëve më pas u deklaruan të vdekur.

Ushtarët britanikë bënë të pamundurën për t’iu ardhur në ndihmë disa prej tyre duke kërkuar asistencën e stafit mjekësor. Ata i bënë thirrje turmës të qetësohet dhe disa herë hodhën ujë me presion për të bërë të mundur një gjë të tillë.

Të dhënat e fundit tregojnë se situata në Kabul është duke u përkeqësuar. Qeveria gjermane njoftoi gjatë ditës së aksesi në aeroport shpesh nuk është i mundur, ndërsa zona është e rrezikshme.

Ndërsa Ministria e Jashtme zvicerane njoftoi anulimin e një fluturimi me civilë të evakuuar për shkak të përkeqësimit të situatë.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Pergjegjesia kryesore eshte e Presidentit te pafte manikinit me pampers Biden.
    Pasi qendruan ne Afganistan 20 vjet, shpenzuan 1000 miliard $ duke bere miliiner nga Presidenti dhe me dhjetra gjenerale etj etj iken me bishtin nen shale ne panik duke lene ne duart e talebaneve te gjitha paidjet e kushtueshme ushtarake super moderne dhe duke lene ne meshire te zottit te gjithe spiunet dhe bythelepiresit e Amerikaneve.

  • Lini afganet ne hallet e tyre.Mos i yshtni kot drejt aeroportit,se ata kerkojne te emigrojne te gjithe,.
    DUAN TE JETOJNE NE PERENDIM.
    Kujtoni shqiptaret ne maje te vaporeve.
    Lini afganet te festojne fitoren e talibaneve,se ja dhjete fare trumfin enverist te fitores se dites se Clirimit nga Imperializmi Amerikan dhe bashkepunetoret e tyre.
    Ballistet afgane kane marrevesh qe Edvin Rama ka hapur hotelet me 5 yje ne Shqiperi dhe jane dyndur te gjithe drejt Aeroportit.Keshtu si po dynden turmat afgane drejt aeroportit,do sulen te paret vete talebanet,,do lene mulla Abdullahun vetem ne Afganistan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *