Shtatë persona vdiqën në kaosin e krijuar në aeroportin e Kabulit, tha të dielën ministria britanike e Mbrojtjes, ndërsa vendet perëndimore vazhdojnë të kryejnë evakuime të rrezikshme.
“Kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht sfiduese, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt”, tha një zëdhënës i ministrisë.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi se kishte “kërcënime të mundshme të sigurisë” jashtë aeroportit dhe këshilloi amerikanët “të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin portat e aeroportit në këtë kohë”. Janë dhjetëra mijëra afganë, të cilët nga frika e një sundimi brutal të talibanëve shpresojnë të largohen nga vendi.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se aeroporti në Kabul ishte i sigurt, me gati 6,000 trupa amerikane që lehtësuan evakuimet nga vendi. Biden u zotua se do të evakuojë të gjithë afganët që ndihmuan Shtetet e Bashkuara duke përfshirë përkthyes dhe persona të tjerë.
Vendet evropiane po lehtësojnë evakuimin e afganëve që punuan me forcat e NATO-s dhe ambasadat e BE-së. Ndërkohë talibanët kërkojnë marrëdhënie me të mira me perëndimin. Një zëdhënës i militantëve ka deklaruar se diplomatët e huaj nuk janë në rrezik.
e.sh/Dita

O afgane!Ju nuk shkrepet nje pushke kunder pushtimit taliban,.Me 31 gusht mbyllet aeroporti,,edhe kufijte do mbyllen si ne kalane e pamposhtur buze Adriatikut,,qe kemi qene NE. Ju do beheni kala e pamposhtur rreze Himalajave,.50 vjet do ndertoni parajsen muslimane,,
Hani mut nashti!