Opozita vijon të mbajë linjën e ashpër me parlamentin. Ajo bllokoi foltoren e kuvendit, duke deklaruar se nuk do të ketë zhvillim normal të seancës nëse mazhoranca nuk do të çojë para drejtësisë deputetët Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.
Këta të fundit opozita i akuzon për shfrytëzim të fondeve publike.
PD kërkon anulimin e vendimit të Parlamentit për mos dërgimin në Kushtetuese të deputetit Rakip Suli.
“Refuzimi që ne bëjmë për t’ia kaluar Gjykatës është arbitrar. Marrja e kompetencës së Gjykatës Kushtetuese këtu në parlament për të thënë se kush është fajtor dhe kush jo dhe shndërrimi i Parlamentit në një kryegjykatës është grusht shteti ndaj Gjykatës Kushtetuese. Çuat Koçon, çoni në Kushtetuese dhe Sulin e Leskaj”, deklaroi deputeti i partisë Demokratike Eduard Halimi.
Seanca vijoi punimet me diskutimet e deputetëve të mazhorancës për çështjet e rendit të ditës, ndërsa deputetët e opozitës vazhduan të mbanin të rrethuar foltoren../E.T

NQS nuk futet ne Burg saliu, per krimet kunder kombit shqipetare kjo situate ka per te vazhduar