Finalja e Champions fillon me 36 minuta vonesë, kaos para ndeshjes, tifozët pa biletë tentojnë të hyjnë në stadium

redaktor
epa09983006 Sadio Mane (L) of Liverpool and Eder Militao of Real Madrid in action during the UEFA Champions League final between Liverpool FC and Real Madrid at Stade de France in Saint-Denis, near Paris, France, 28 May 2022. EPA/MOHAMMED BADRA

 

Ndeshja finale mes Real Madrid dhe Liverpool është shtyrë për 36 minuta. Ky vendim është marrë nga UEFA për arsye se në Stade de France shpërtheu kaosi.

Finalja ishte llogaritur të luhej në orën 21:00, por shumë tifozë kaluan rrethimin e parë pa bileta. Ata u shpërndanë me forcë, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës.

Fillimisht ndeshja u shty për në orën 21:15, për të kaluar në 21:30 dhe më pas 21:36.

Pjesa e parë ka qenë një lojë më shumë taktike dhe inteligjente, edhe pse Liverpool ka patur disa raste të mira.

10 minutat e para ishin të qeta ku të dyja ekipet më shumë po qarkullonin topin. Por më pas Liverpool filloi të kërcënonte disa herë portën me Mane, Salah, Henderson etj.

Reali nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në portë deri afër fundit të pjesës së parë, ku Benzema shënoi gol por që u anulua nga VAR për një pozicion jashtë loje.

i.b. / dita

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *