Kaosi nga reforma në drejtësi, pezullohet çështja “Doshi”

DITA Online
Deputeti Tom Doshi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku jane diskutuar amendimet ne ligjin e "dekriminalizimit", te propozuara nga deputetet e opozites. /r/n/r/nLawmaker, Tom Doshi, during a parliamentary session.

 

Gjykata e Lartë ka pezulluar shqyrtimin e çështjes ndaj deputetit Tom Doshi.

Sipas saj, akuza për mosdeklarim të të ardhurave dhe fshehje të pasurisë, është një vepër penale e cila me ligjin e ri duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Prej disa muajsh çështja Doshi është shtyrë edhe si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.

Disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa të tjerëve u ka mbaruar mandati dhe janë larguar.

Kjo situatë ka bërë që mijëra dosje të mbesin prej vitesh pa u shqyrtuar.

Me këtë ritëm mjaft ulët që po ecën reforma në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja edhe për disa muaj kaosi do të jetë i pranishëm, duke bërë që shumë çështje të zvarriten.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *